VIDEO/ Vetëm Silvinjo nuk e sheh, Mehmeti jep tre asiste në një ndeshje në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 14:23

VIDEO/ Vetëm Silvinjo nuk e sheh, Mehmeti jep tre asiste në një ndeshje në Angli

Anis Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Mesfushori kuqezi është kthyer në protagonist me skuadrën e Bristolit në Championshipin anglez.

bandicam 2025-11-22 14-15-13-682

Në pjesën e parë në duelin kundër Suonsi, ai dhuroi dy asiste fantastike, në minutën e 4-të dhe 31.

Asisti i parë erdhi nga goditja e këndit, ku Mehmeti dërgoi një top fantastik në zonë dhe Dikie e kthye në gol. (VIDEO)

Në asistin e dytë 24-vjeccari mori një top të mirë jashtë zone, u fut në afërsi të saj dhe me të jashtmen e dërgoi sferën aty ku duhet për të gjetur Ris, i cili dyfishoi shifrat. (VIDEO)

Në minutën e 82-të, ai tha edhe asistin për golin e tretë, të shënuar nga Hirakaua, për të mbyllur në mënyrë perfekte këtë ndeshje.

Pavarësisht formës së tij, trajneri i Kombëtares, Silvinjo nuk e ka grumbulluar në ndeshjet e vitit. Ndoshta ai mund të marrë besimin e brazilianit për ndeshjet e marsit.

PANORAMASPORT.AL