Postuar: Korrik 1, 2025 | 23:59
VIDEO/ Vendos goli i Gonzalo Garsias, Reali eliminon Juventusin dhe “fluturon” në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve
Reali i Madridit mposhti Juventusin me rezultatin 1 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve, duke u kualifikuar për në raundin çerekfinal.

Një përballje ku madrilenët u shfaqën superiorë, teksa vendosi goli i shënuar nga sulmuesi Gonzalo Garsia në minutën e 54-t.
Në çerekfinale, skuadra e Ksabi Alonsos do të përballet me fituesen e çiftit Borusia Dortmund-Monterrei.
FT REAL MADRID – JUVENTUS 1-0
Garsia 54′
GOLI I GONZALO GARSIAS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid – Juventus

PANORAMASPORT.AL













