VIDEO/ Vazhdon viti i errët i Dinamos në Superiore, i merr pikë në shtëpi edhe Flamurtari për ti lënë “targën” vendit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 23:59

VIDEO/ Vazhdon viti i errët i Dinamos në Superiore, i merr pikë në shtëpi edhe Flamurtari për ti lënë “targën” vendit të fundit

Dinamo nuk e njeh fitoren në Superiore që prej 23 dhjetorit të 2025-ës kundër Partizanit. Dueli i luajtur në “Elbasan Arena” me Flamurtarin e vendit të fundit u mbyll në barazimin 1-1.bandicam 2026-02-15 18-29-59-091Të parët që kaluan në avantazh ishin vlonjatët me Bolzan i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të. Festa nuk zgjati shumë pasi kapiteni Dita riktheu baraspeshën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shpërdoruan shumë raste dhe nuk arritën të gjenin golin që do tju dhuronte 3 pikët.

Pas kësaj ndeshje, Dinamo mbetet në vendin e katërt me 36 pikë ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e 9-të me 20 pikë, po aq sa Bylisi i cili zbret në vendin e fundit.

DINAMO 1-1 FLAMURTARI

45’+3′ Dita/ 19′ Bolzan (P)

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida në barazim!

90′ Akordohen 6 minuta.

87′ Dy zëvendësime te vlonjatët. Largohen Ramani dhe Ememe, ka minuta për Nunjesh dhe Kasa.

75’ Bregu harkon si duhet topin në zonë, Qefalija e godet keq dhe sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

73’ Aksion fantastik nga Lushaj, Ememe nuk arrin të godasë topin si duhet dhe Ismaili i Dinamos e ndal që të tundet rrjeta e Teqjas. (VIDEO)

67′ Bolzan i lë vendin e tij në fushë Lushajt.

64′ Aktivizohet Ferruku, Vila largohet nga fusha.

60′ Moriero largon nga loja Çantakias dhe aktivizon Peraltën.

59′ Ilir Daja bën 3 lëvizje. Largohen Mustafa, Guindo dhe Qardaku, ka minuta për Koma, Malomo dhe Aliji.

59′ Dita ndëshkohet me karton të verdhë nga kryesori Shahini.

48′ Bregu provon me diagonale nga distanca, topi shkon jashtë.

47′ Dinamo e nis pjesën e dytë në sulm, Neziri tenton portën e miqve.

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë në baraspeshë!

45’+3′ GOOOL DINAMO 1-1/ Kapiteni Dita nis aksionin fantastik, në bashkëpunim me Bregun arrin të barazojë shifrat. Shtangen vlonjatët nga goli i bluve. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Bregu gjuan nga goditja e dënimit, Aleksovski e pret lehtësisht. (VIDEO)

39′ Kryesori Shahini i nxjerr kartonin e verdhë Tekseirës.

37′ Ememe ka mundësi për dyfishimin e shifrave, por topi përfundon jashtë.

31′ Qefalija provon portën e vlonjatëve, gardiani e ndal dhe nuk i jep asnjë mundësi.

23′ Mustafa godet drejt portës, Aleksovski bën detyrën dhe arrin ta ndalë.

21′ Qardaku ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ GOOOL FLAMURTARI 0-1/ Bolzan tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO) (VIDEO)

8’ Minuta të qeta nga skuadrat, ende asnjë rast flagrant në portat respektive.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Ismaili, Tekseira, Guindo, Vila, Bregu, Mustafa, Qefalija, Dita, Neziri, Qardaku

Trajner: Ilir Daja

FLAMURTARI: Aleksovski, Gomesh, Bolzan, Ememe, Veiga, Trashi, Bangali, Ramani, Çantakias, Maksuti, Raso

Trajner: Françesko Moriero

Gjyqtar kryesor: Klodian Shahini(Durrës)

Asistent i parë: Ilir Tartaraj(Fier)

Asistent i dytë: Ani Koçiaj(Tiranë)

Gjyqtar i katërt: Enis Dishani(Elbasan)

Var: Emanuela Rusta(Elbasan)

Avar: Olsid Ferataj(Patos)

PANORAMASPORT.AL