VIDEO/ “Vari VAR-in Episodi 3”, drejtori i Egnatias shfryn në rrjetet sociale për një penallti: Kush ka dëgjuar krismat?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 22:08

VIDEO/ “Vari VAR-in Episodi 3”, drejtori i Egnatias shfryn në rrjetet sociale për një penallti: Kush ka dëgjuar krismat?

Klejdi Zenelaj, drejtori sportiv i Egnatias, i është drejtuar përsëri rrjeteve sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij për episodet të cilat ai lë të kuptohet se kanë frenuar edhe një herë ekipin rrogozhinas.

MixCollage-24-Jan-2026-10-07-PM-1340

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Zenelaj ka shkruar “Vari VAR-in – Episodi 3” dhe duke kombinuar pamje të filmit shqiptar “Lulëkuqet mbi mure” me një pretendim të rrogozhinasve për penallti, ka shprehur në mënyrën e tij pakënaqësinë për gjykimin në ndeshjen e sotme të përfunduar me shifrat 2-2.

SHIH VIDEON

Mesazhi “Asnjë krismë”, tregon qartësisht ankesën e tij se për këto episode nuk flet askush.

PANORAMASPORT.AL