VIDEO/ Titullar i padiskutueshëm, Ernest Muçi fiton Superkupën me Legian e Varshavës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2023 | 22:44

VIDEO/ Titullar i padiskutueshëm, Ernest Muçi fiton Superkupën me Legian e Varshavës  

Legia e Ernest Muçit, arriti të triumfonte mbrëmjen e sotme ndaj Rakov, në Superkupën e Polonisë, duke ngritur lartë trofeun. Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që futbollistët e Legias u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar kështu trofeun e parë për këtë sezon. Në sezonin e kaluar, Rokov fitoi kampionatin, ndërsa Legia Kupën. 

Collage Maker-15-Jul-2023-10-34-PM-3959

Për sa i përket Ernest Muçit, sulmuesi shqiptar, e nisi ndeshjen si titullar, teksa është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm te Legia. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Muçi, në këtë duel nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 64-t, duke i lënë vendin Gualit.  

PANORAMASPORT.AL