VIDEO/ “Ti duhet të jesh e lumtur që me Partizanin…”, batuta mes Ernest Gjokës dhe Hygerta Sakos. Moderatorja: Këtë bisedë mund ta bënim në kafe, po ta toleroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 21:42

VIDEO/ “Ti duhet të jesh e lumtur që me Partizanin…”, batuta mes Ernest Gjokës dhe Hygerta Sakos. Moderatorja: Këtë bisedë mund ta bënim në kafe, po ta toleroj

Trajneri I Skënderbeut, Ernest Gjoka, si dhe moderatorja sportive, Hygerta Sako, kanë shkëmbyer disa batuta me humor gjatë lidhjes direkte të teknikut në emisionin “Supergol” nga stadiumi i Shkodrës ku skuadra korçare mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Vllaznisë.

rtyytrrytrytrytrtyyt

Ajo ngacmoi trajnerin për sulmuesin Nasr, ndërsa ky i fundit i kujtoi se është tifoze e Partizanit dhe se do ishte e lumtur që futbollisti shpërdoroi shumë para portës së të kuqve pak ditë më parë.

DIALOGU NË STUDIO

Sako: Për batutë se Nasr patjetër meriton përgëzim për duygolëshin e shënuar që ju dha fitoren. Por u tregua edhe egoist në një moment kur nuk pasoi për Nikajn dhe përzgjodhi që të godiste vetë. Do ia shkulësh veshin për këtë?

Gjoka: Po sigurisht. Unë besoj që ti duhet të jesh e lumtur që me Partizanin ai humbi aq shumë raste, besoj. Gjithmonë me batutë… Kurse për këto tre ndeshjet e fundit, të paktën te kjo ndeshja e katërt, Saleh ka pasur 11 raste. Nga Partizani, në Elbasan dhe në Ballsh, 11 raste dhe kishte shënuar vetëm 2 gola.

Sako: Po ti je i lumtur për korrektësinë time nga studio?

Gjoka: Absolutisht që po!

Sako: OK, mirë, jemi në barazim atëherë.

Gjoka: Unë prandaj jam i lumtur sepse ne jemi njerëz dhe kemi dëshira edhe jashtë sportit, jashtë studiove profesionale.

Sako: Mirë pra, po jemi në studio dhe këtë bisedë mund ta bënim në kafe. Megjithatë, unë do ta toleroj këtë herë.

Gjoka: Thjesht për batutë, për batutë Hygerta.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL