VIDEO/ Tentoi të prishte gjuajtjen e penalltisë të kundërshtarit, rrengu i sulmuesit në Superiore shkoi shumë keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2025 | 22:19

VIDEO/ Tentoi të prishte gjuajtjen e penalltisë të kundërshtarit, rrengu i sulmuesit në Superiore shkoi shumë keq

Vllaznia fitoi me shifrat 2-0 ndaj Vorës, në një ndeshje ku hapi serinë e golave me një penallti të Bekim Balajt. Një penallti që u shqyrtua me VAR dhe dhuroi edhe një episod mjaft të veçantë.

bandicam 2025-09-28 21-56-58-967

Gjyqtari Koçi, pasi akordoi penalltinë si vijim i shqyrtimit të pamjeve me VAR, po i shpjegonte kapitenit të Vorës, portierit Ruçi, se përse e kishte dhënë vendimin. Por më pas, ai u pa teksa i tregonte kartonin e verdhë sulmuesit Luis Felipe, i cili nuk kishte asnjë rol në shkaktimin e penalltisë.

Arsyeja ishte sepse futbollisti brazilian kishte shkuar te pika e penalltisë dhe po tentonte të dëmtonte vendin ku vendosej topi për gjuajtjen. Koçi u sinjalizua nga lojtarët e Vllaznisë dhe nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e verdhë sulmuesit, ndërsa futbollistët vendas rregulluan përsëri barin para se Balaj të gjuante dhe të realizonte penalltinë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL