VIDEO/ Të gjithë të pakënaqur! Dinamo dhe Teuta ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 0:04

VIDEO/ Të gjithë të pakënaqur! Dinamo dhe Teuta ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Teuta kanë mbyllur në një barazi 1-1 ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, një rezultat që nuk kënaq plotësisht asnjë prej skuadrave për objektivat që kanë.

bandicam 2025-04-06 18-00-34-163

Durrsakët kërkonin një fitore që praktikisht do bënte më të lehtë luftën për mbijetesë në javët e mbetura, ndërsa kryeqytetasit luanin për tre pikët që do e bënin thuajse fakt të kryer praninë në dy vendet e para në renditje.

Durrsakët tundën rrjetën me Gjinollarin në pjesën e parë ndërsa kryeqytetasit goditën me Zabërgjën në të dytën, ku u humbën shumë raste të pastra nga të dy ekipet. Kësisoj, sfida u mbyll me barazimin 1-1, që lë ekipet të palëvizura në pozitat që kishin në klasifikim, në luftë të plotë për objektivat që kanë caktuar.

DINAMO-TEUTA 1-1
53′ Zabërgja / 17′ Gjinollari

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Një goditje dënimi e harkuar në zonë gjen Llocin, por devijimi i tij para Teqjes nuk është i duhuri dhe çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

90’+2’ Çelkupa merr vendin e Alijit në radhët e Dinamos.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Aliji ndëshkohet me karton të  verdhë.

88’ Peposhi merr vendin e Beshirajt në radhët e Teutës.

87’ Harkim tjetër i Krujës nga e djathta, topi shkon te Çyrbja i cili mposht Teqjen, por sheh sferën të ndalet para se të kalojë vijën fatale nga Rufati. (VIDEO)

83’ Vila nga ana tjetër gjuan por nuk gjen portën e Vatës. (VIDEO)

82’ Kruja nis një pasim të artë në qendër por Beshiraj nuk devijon para portës e më pas Çyrbja fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

80’ Vila dhe Gjinollari lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Arifit dhe Çyrbjes në radhët e Teutës.

77’ Kotobelli provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke i dorëzuar sferën pa shumë probleme Teqjes.

76’ Goditje e fortë ballore e Jonuzit, sfera kalon mbi traversën e portës durrsake. (VIDEO)

74’ Doçi nga e djathta tenton portën me një gjuajtje nga distanca, me shënjestrën tërësisht të gabuar. (VIDEO)

69’ Qardaku në të majtën krijon panik në mbrojtjen e durrsakëve, sfera shkon te Zabërgja i cili godet në mënyrë krejtësisht të gabuar duke mos shenjëstruar portën.

67’ Aliji nis Zabërgjën në të majtën, por sulmuesi gjuan shumë lehtë para Vatës i cili nuk ka vështirësi të kontrollojë topin.

65’ Nani dhe Karamba i lënë vendin në fushë Doçit dhe Gudiabit.

62’ Vila sheh të ndalet nga Vata në zonë e më pas Nani e Qardaku nuk gjejnë dot portën. (VIDEO)

62’ Kapllani merr vendin e Tomës në radhët e Teutës.

60’ Gjinollari nga e majta nis një top interesant në qendër, por askush nuk ia del të devijojë para Teqjes. (VIDEO)

59’ Qardaku merr vendin e Qefaliajt në radhët e Dinamos.

53’ GOOOL DINAMO! Pas një aksioni të shpejtë në qendër, Zabërgja gjen goditjen e duhur për të mposhtur Vatën dhe Barazuar shifrat. (VIDEO)

52’ Meksi provon një diagonale nga e djathta, topi shkon direkt në duart e Vatës. (VIDEO)

49’ Harkim në zonë nga e majta, Bata kontrollon topin që nuk arrihet nga Nani. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

39’ Mrekulli e Vatës i cili me këmbë ndal topin e Nani, pas gjuajtjes së këtij të fundit në pozicion shumë të mirë në zonën e durrsakëve. (VIDEO)

29’ Karamba gjuan nga distanca, pa shqetësuar shumë Vatën i cili pret në pozicion.

27’ Kruja fillimisht e Beshiraj më pas shohin gjuajtjet e tyre të bllokohen nga mbrojtësit e Dinamos. (VIDEO)

26’ Vila harkon nga e majta, topi shkon te Nani i cili gjuan lehtë dhe çon topin në duart e Vatës. (VIDEO)

17’ GOOOL TEUTA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Gjinollari i cili gjuan nga jashtë zonës dhe befason Teqjen. (VIDEO)

16’ Goditje dënimi e rrezikshme e Krujës e cila devijohet dhe kalon pasqyrën e portës, para se të përfundojë në këndore. (VIDEO)

15’ Toma vë në vështirësi Teqjen që nuk kontrollon topin në dalje të lartë, e më pas Lloci fiton faull pranë zonës.

13’ Zabërgja ka mundësinë të gjuajë në zonë, por godet në mënyrë shumë të gabuar.

9’ Qefalija ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Kotobellit.

7’ Zabërgja harkon nga e djathta në shtyllën e dytë, sfera devijohet në këndore.

4’ Tjetër faull i rëndë ndaj Zabërgjës, këtë radhë nga Kotobelli, i cili falet nga kryesori Hamiti. (VIDEO)

3’ Maçolli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zabërgjës.

1’ Nis dueli në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Rufati, Hoxha, Meksi, Aliji, Karamba, Jonuzi, Qefalija, Zabërgja, Vila, Tiago.
Trajner: Ilir Daja

TEUTA: Vata, Jazxhi, Zhongo, Kotobelli, Kruja, Gjinollari, Maçolli, Lloci, Vila, Toma, Beshiraj.
Trajner: Bledar Hodo

PANORAMASPORT.AL