VIDEO/ Talenti shqiptar nuk di të ndalet te Juventusi, “bomberi” i lindur tund sërish rrjetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 14:18

VIDEO/ Talenti shqiptar nuk di të ndalet te Juventusi, “bomberi” i lindur tund sërish rrjetën

Arman Durmishi vazhdon të shkëlqejë me Juventusin U-20. Në Primavera pati golin e radhës, ndërsa përballë ishte Fiorentina U-20 dhe sfida u humb 1 me 2.

Screenshot 2026-04-18 141412

Durmishi zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të. Për të ishte goli i dhjetë në kampionat, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i “Zonjës”.

17-vjeçari regjistron 13 gola gjatë këtij edicioni. Sinjalet janë mjaft të mira nga ana e tij dhe pritshmëritë po ashtu të larta.

Goli i Arman Durmishit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL