VIDEO/ Supergoli në pjesën e parë nuk mjafton, Tirana e Miles “ngec” ndaj Ilirisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2025 | 23:11

VIDEO/ Supergoli në pjesën e parë nuk mjafton, Tirana e Miles “ngec” ndaj Ilirisë

Tirana e Vangjel Miles nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme ndaj Ilirisë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. 

MixCollage-26-Jul-2025-09-57-PM-7574

Kryeqytetasit e mbyllën në epërsi pjesën e parë, falë golit fantastik të realizuar nga jashtë zonës nga ana e Tolës.

Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, nuk mungoi kundërpërgjigja e vendasve të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Redi Veriu. 

Një test miqësor kjo, që iu shërben të dy trajnerëve si Smajlit dhe Miles, për të konsoliduar ekipet, në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.  

Iliria-Tirana 1-1

Veriu / Tola

GOLI I TIRANËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL