VIDEO/ Super Elbasani merr fitoren e katërt radhazi, mposht kampionët e Egnatias dhe i bashkangjitet Vllaznisë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2025 | 23:58

VIDEO/ Super Elbasani merr fitoren e katërt radhazi, mposht kampionët e Egnatias dhe i bashkangjitet Vllaznisë në krye

Elbasani mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. bandicam 2025-11-09 18-27-56-042

Goli i vetëm për verdheblutë erdhi nga Tsague në minutën e 66-të. Rrogozhinasit u goditën në fillimin e pjesës së dytë kur Haime mori kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuq nga loja.

Pavarësisht lëvizjeve të Tetovës, skuadra nuk arriti të barazonte shifrat. Kjo është fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Gvozdenoviçit pas asaj me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe tashmë me Egnatian.

Me këtë triumf barazon Vllazninë me 23 pikë duke udhëhequr kampionatin ndërsa Egnatia pozicionohet në vendin e 3-të me 19 pikë.

ELBASANI-EGNATIA 1-0

66′ Tsague

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Elbasani!

90’+2′ Largohet Dialo, ka minuta për Delaj.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Ndreca gjuan drejt portës, Lulaj e bllokon topin.

86′ Loukili dhe Tsague lënë fushën e lojës, ka minuta për Bunjakun dhe Lleshin.

86′ Tjetër lojtar ndëshkohet me të verdhë, radhën e ka portieri i Elbasanit, Janaçek.

84′ Poçi merr karton të verdhë.

82′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Zëvendësim i detyruar për Elbasanin, largohet Qose dhe aktivizohet Ibraimi.

77′ Hamiti ndëshkon me të verdhë edhe kapitenin Lulaj.

74′ Jahaja dhe Kryeziu largohen nga loja, Tetova iu jep minuta Grudës dhe Leo Melo.

70′ Lajthia gjuan me të majtën vrastare, i shkon shumë pranë golit të dytë të Elbasanit. (VIDEO)

66′ GOOOL ELBASANI 1-0/ Loukili harkon drejt zonës për Tsague, ky i fundit nuk fal dhe godet me kokë duke tundur rrjetën e Egnatias. (VIDEO)

65′ Albaneze lë fushën e lojës, vendin e tij e merr Bakajoko.

59′ Lajthia godet me kokë, topi shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

55′ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ibrahim Abas.

52′ Largohet Selmani, Tetova fut në lojën Poçin.

50′ Dialo godet me të djathtën drejt portës, topi për pak tund rrjetën. (VIDEO)

47′-49′ Haime ndal me faull Loukilin, Hamiti e ndëshkon me karton të kuq. Vendimi kofirmohet edhe nga VAR. (VIDEO) (VIDEO)

46′ Tifozët verdheblu e nisin pjesën e dytë me fishekzjarre. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime!

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Tifozët verdheblu hedhin flakadantë në fushë për të ndezur edhe më shumë atmosferën. (VIDEO)

39′ Haime dhe Tsague ndëshkohen të dy me kartonë të verdhë pas një përplasje mes tyre. (VIDEO)

32′ Sota prek topin me dorë, arbitri vijon lojën. (VIDEO)

30′ Tsague godet me të majtën drejt portës së Dajsinanit, ky i fundit e pret. Anësori akordon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

29′ Lajthia i nxjerr një top të mirë Dialo, Haime fiton duelin e shpejtësisë me këtë të fundit. (VIDEO) 

23′ Minuta të mira nga skuadrat, por ende asnjë rast konkret për të zhbllokuar sfidën.

16′ Dalje e mirë e Elbasanit, Qose kroson për Lajthian, ky i fundit nuk e godet si duhet topin. (VIDEO)

11′ Shkakton faull ndaj Ndrecës, Lajthia ndëshkohet me të verdhë.

10′ Fernando gjuan drejt portës, bllokohet nga Tsague.

5′ Lajthia gjuan një top drejt portës së Egnatias, topi “fluturon” mbi traversë.

3’ Loukili nga e majta gjuan direkt në portë, sfera ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Loukili, Lajthia, Ibrahim Abas, Manellari, Musta, Qose, Dialo

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Fernando, Albaneze, Ndreca, Selmani, Jahaja, Xhemajli, Haime, Kryeziu, Sota

Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL