VIDEO/ Stadiumi i Flamurtarit merr pamje të re, gjithçka gati për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 22:11

VIDEO/ Stadiumi i Flamurtarit merr pamje të re, gjithçka gati për ndeshjen e radhës

Stadiumi “Flamurtari” në Vlorë po hyn në një fazë të re, duke lënë pas dekada të tëra infrastrukture të vjetëruar. Transformimi i tij i plotë është drejt përfundimit dhe tashmë është e dukshme se ky projekt do të sjellë një impiant modern, në përputhje me standardet e futbollit bashkëkohor.

Screenshot 2025-09-20 155946

Punimet kanë përfshirë çdo segment të stadiumit nga tribunat, dhomat e zhveshjes dhe ambientet ndihmëse, e deri tek infrastruktura elektrike dhe ndriçimi.

Veçanërisht vëmendje ka tërhequr instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED, i cili është zëvendësuar plotësisht dhe ofron cilësi të lartë ndriçimi, që lejon zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes me dukshmëri maksimale.

Pamje nga stadiumi i Flamurtarit: (VIDEO)

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL