VIDEO/ Spektakël në fund, Tirana ndalet nga Vora mes emocioneve! Shtylla dhe traversa e kthejnë në dramë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 23:52

VIDEO/ Spektakël në fund, Tirana ndalet nga Vora mes emocioneve! Shtylla dhe traversa e kthejnë në dramë

Vora dhe Tirana kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ndeshja në Vorë u mbyll me rezultatin 1-1 ku spektakli ishte rezervuar për në pjesën e dytë.

Screenshot 2026-01-19 132928

Tirana gjeti fillimisht avantazhin me Ndong në minutën e 50-të. Barazimi erdhi pas disa ndërrimeve nga Vora. Adeloje që u fut nga stoli vendosi baraspeshën në minutën e 80-të.

Bardheblutë e drejtuar nga Nuhiju ishin pafat. Kjo pasi në dy minuta pak para fundit të kohës së rregullt, u ndal nga shtylla dhe traversa.

Tirana tashmnë është 4 pikë larg zonës “play out”. Në anën tjetër, Vora dhe Partizani që ndodhen jashtë zonës së ftohtë janë 9 pikë para bardhebluve.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 1-1 TIRANA

80′ Adeloje – 50′ Ndong

NGJARJET KRYESORE 

90+6′ Vora dhe Tirana e mbyllin në barazim 1 me 1.

90+6′ Pretendime për penallti te Tirana. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Minuta emocionuese me Tiranën e pafat. Traversa i mohon golin e dytë Ernest. (VIDEO)

88′ Tirana i afrohet golit të avantazhit me Mysloviç. Shtylla e ndal. (VIDEO)

84′ Daka provon të bëjë gjithçka vetë. Goditja e tij pritet nga Tafas.

80′ GOOOL! Vora 1-1 Tirana/ Tronditen bardheblutë, Adeloje rikthen baraspeshën në Vorë. (VIDEO)

79′ Karton i verdhë për Mysloviç te Tirana.

76′ Adeloje merr vendin e Dalipit te Vora. Ezaurohen të gjitha zëvendësimet e mundshme për vendësit.

75′ Prenga godet me kokë brenda zonës së Tiranës. Tafas devijon topin në këndore. (VIDEO)

74′ Prenga merr vendin e Gecit te Vora.

68′ Xhixha i lë vendin Haxhiut te Tirana.

67′ Daka ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

65′ Largohen Tabaku, Ruzgis dhe Bardhi. Aktivizohen Luis Felipe, Kasalla dhe Daka te Vora.

63′ Tabeku gjen rrjetën e jashtme. Tirana vijon të kërkojë golin e dytë. (VIDEO)

61′ Dalje e pakontrolluar e Tafas. Bajramaj nuk përfiton si duhet dhe pse porta ishte pa gardianin bardheblu. (VIDEO)

60′ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana.

56′ Zuna shpëton mrekullisht Vorën nga goli i dytë i Tiranës. Bardheblutë duan golin e qetësisë. (VIDEO)

53′ Repaj ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

50′ GOOOL! Vora 0-1 Tirana/ Ndong kalon në avantazh bardheblutë. Festë e madhe te Tirana. (VIDEO)

47′ Geci shpëton me një paralajmërim pas shtyrjes ndaj Verës.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 0-0 Tirana. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Shehi ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Xhixhës. Faull taktik i lojtarit të Vorës.

35′ Tjetër rast për Vorën. Tabaku nuk godet si duhet pas kombinimit me Ruzgis. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

32′ Vora humbet rastin më të mirë të sfidës për të kaluar në avantazh. Tafas pret goditjen e fortë të Gecit. Tabaku më pas rrëzohet në zonën e bardhebluve, ndërsa u përplas me Rafael. Për gjyqtarin Maletaj është çdo gjë e rregullt. (VIDEO)

25′ Ruzgis rrëzohet në zonën e Tiranës. Sulmuesi i Vorës ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)

22′ Ernest provon me kokë pas harkimit të Tabeku. Topi kontrollohet nga Harizaj. (VIDEO)

20′ Tirana shfaqet rrezikshëm në zonën e Vorës. Tabeku shkakton faull në sulm. (VIDEO)

17′ Tirana nis një kundërsulm. Xhixha shërben për Alvarez, i cili nuk e shfrytëzon aksionin si duhet.

10′ Ernest tremb që në fillim. Sulmuesi kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Ndeshja rifillon normalisht për të.

7′ Vora fiton goditjen e parë nga këndi. Goditja e Zunës më pas nga distanca është për t’u harruar. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Vorë. Trajneri Bellaj i pezulluar po e ndjek nga tribuna si tifoz.

Foto/ A. Dushku

Foto/ A. Dushku

FORMACIONET ZYRTARE

Vora: Harizaj; Zuna, Shehi, Repaj, Barjamaj, Geci, Dalipi, Vrapi, Tabaku, Ruzgis, Bardhi

Trajner: Eldiano Topi

Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Ndong, Rafael, Alvares, Mysloviç Xhixha, Ernest, Tabeku

Trajner: Ardijan Nuhiju

Screenshot 2026-01-19 125646

PANORAMASPORT.AL