VIDEO/ “Skemë e paparë ndonjëherë”, goli i Egnatias ndaj Vllaznisë bën xhiron e rrjetit. “Gazzeta dello Sport”: Tunel, thembër dhe trekëndësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2025 | 18:53

VIDEO/ “Skemë e paparë ndonjëherë”, goli i Egnatias ndaj Vllaznisë bën xhiron e rrjetit. “Gazzeta dello Sport”: Tunel, thembër dhe trekëndësh

Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë ka dhuruar një moment me të vërtetë të veçantë në minutat e fundit të saj, golin spektakolar me goditje dënimi të realizuar nga Haime.

dfgdfgdfgfdgfd

Një gol i veçantë për mënyrën se si u ekzekutua gjuajtja, pasi Aleksi dhe Haime bënë një skemë që mashtroi mbrojtjen e shkodranëve me topin që pastaj u godit dhe përfundoi në rrjetë.

GOLI VIDEO

Videoja e këtij goli është shpërndarë në rrjetet sociale jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, duke përfunduar edhe në mediat e mëdha ndërkombëtare.

Edhe italiania “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar shpikjen e dyshes së Egnatias për golin që barazoi shifrat në 2-2.

“Skemë e paparë në goditje dënimi: tunel shokut të skuadrës, thembër dhe gol në trekëndësh”, shkruante gazeta e njohur italiane në faqen e saj të internetit ku shfaqte videon e realizmit të golit.

vcvxcvcxvcxvcxvxcv

PANORAMASPORT.AL