VIDEO/ Shumë “luftë” mes Elbasanit dhe Vllaznisë, kualifikimi në Kupë do vendoset në ndeshjen e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 23:48

VIDEO/ Shumë “luftë” mes Elbasanit dhe Vllaznisë, kualifikimi në Kupë do vendoset në ndeshjen e dytë

Elbasani dhe Vllaznia kanë mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen e tyre të parë çerekfinale, duke lënë diskutimet për kalimin në katërshen e më të mirëve vetëm në ndeshjen e dytë në Shkodër.

bandicam 2025-02-05 16-59-14-200

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, dy skuadrat kanë dhuruar një loje mjaft të fortë, duke mos u kursyer ndaj njëra-tjetrës. Por të dy ekipet ishin shumë të vëmendshme për të mos pësuar gol dhe mbyllën thuajse çdo hapësirë për të rrezikuar.

Ndaj kjo solli barazimin pa gola, që lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit për dy skuadrat që e kanë këtë turne si një rrugë drejt Europës.

ELBASANI-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Qoses.

85’ Mala i lë vendin Mensah në radhët e Vllaznisë.

84’ Dros provon nga e djathta e sulmit, Jukaj i përgjigjet me një grushtim vendimtar. (VIDEO)

83’ Edhe Balaj përfundon në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për protesta.

83’ Karton i verdhë për Krymin, për protesta ndaj gjyqtarit.

77’ Një harkim nga e majta e sulmit gjen Malën në zonë, gjuajtja e tij me kokë është shumë e gabuar.

76’ Çoba i lë vendin në fushë Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë.

73’ Çoba merr fundoren në të djathtën, harkon në qendër ku topi i larguar shkon te Krymi. Gjuajtja e mesfushorit devijohet në këndore.

64’ Deliu dhe Dodaj i lënë vendin Stojanoviç dhe Grudës te Vllaznia.

63’ Tsague, Lajthia dhe Ibrahim i lënë vendin në fushë  Ze Gomesh, Dros dhe Lukili te Elbasani.

57’ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Malës.

54’ Bajrami ndal jo pa vështirësi një depërtim të Tsague në krahun e djathtë në zonë.

51’ Zhoel nis një harkim perfekt për Tsague i cili gjuan me kokë, por çon topin jashtë ngjitur me shtyllën në të djathtë të Jukajt të dorëzuar. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Qose ka mundësinë e artë për të rrezikuar portën shkodrane, por me të djathtën e tij të fortë nuk gjen katërkëndorin e Jukajt. (VIDEO)

41’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Zhoel. (VIDEO)

34’ Duel i ashpër mes dy skuadrave që nuk kursehen në duelet për topin, duke shkaktuar shpesh faulle që ulin disi rrjedhshmërinë e lojës në këto minuta.

27’ Tsague ndëshkohet me karton të verdhë pasi proteston kundër gjyqtarit duke shkelmuar topin, meqë pretendonte se nuk kishte nxjerrë topin nga vija fundore. (VIDEO)

25’ Harkimi nga një goditje këndi gjen Balajn në zonë, me sulmuesin i cili gjuan me kokë pa gjetur katërkëndorin e verdhebluve. (VIDEO)

24’ Provon edhe Kasa nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë.

21’ Harkim nga e djathta e sulmit të Elbasanit në shtyllën e dytë ku gjuan Zhoel, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin e Jukajt. (VIDEO)

17’ Çoba në kufijtë e zonës lëshon një gjuajtje me të majtën që thuajse zë në befasi Abaloran, duke shkuar jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

14’ Dodaj ia del të arrijë fundoren në të majtën, pasimi i tij në qendër devijohet rrezikshëm me mbrojtën vendase e cila çon sferën jashtë.

8’ Tsague tenton të hyjë në zonë, Bajrami fiton duelin e forcës me të dhe i rrëmben topin.

5’ Çoba kalon topin mbi Mustën dhe gjuan fluturimthi, por nuk gjen katërkëndorin.

3’ Lajthia nga e djathta e zonës gjuan fort, por sheh sferën të devijohet në këndore.

2’ Menjëherë rast i rrezikshëm për vendasit me Qosen i cili kalon mes futbollistëve të Vllaznisë dhe lëshon një gjuajtje të fortë që devijohet jashtë nga Jukaj. (VIDEO)

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të shkodranëve.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, Qose, Kasa, Lajthia, Ibrahim, Zhoel, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Bajrami, Krymi, Jago, Sala, Deliu, Mala, Dodaj, Çoba, Balaj.

Trajner: Tomas Brdariç

PANORAMASPORT.AL