VIDEO/ Shënon një ish i Partizanit dhe pastaj një ish i Dinamos që i mori vendin. Klubi në Ukrainë kalon turin në Kupë me gola Superioreje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2025 | 21:47

VIDEO/ Shënon një ish i Partizanit dhe pastaj një ish i Dinamos që i mori vendin. Klubi në Ukrainë kalon turin në Kupë me gola Superioreje

Klubi i Metalist 1925 duhet të falënderojë futbollistë e transferuar nga kampionati shqiptar për ecurinë e tij. Sot, ata e kanë ndihmuar që të kalojë në Kupën e Ukrainës me një fitore të thjeshtë 4-1 në transfertë ndaj Kolos Polone.

bandicam 2025-09-24 16-32-59-239

Serinë e golave në këtë sfidë e hapi ish-sulmuesi i Partizanit, Kristian Mba, i cili në minutën e 54-t, tundi rrjetën duke kaluar në avantazh skuadrën.

SHIH VIDEON

Pak minuta më vonë, ai i la vendin në fushë ish-sulmuesit të Dinamos, Peter Itodo, i cili gjithashtu nuk vonoi shumë për të gjetur rrjetën e dyfishuar shifrat, për të bërë thuajse formalitet vijimin e takimit.

SHIH VIDEON

Kësisoj, falë golave të tyre ekipi kaloi në epërsi të cilën e administroi më së miri duke mbyllur ndeshjen me shifrat 4-1 dhe duke shkuar mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Ukrainës.

PANORAMASPORT.AL