VIDEO/ Sfidë dramatike mes Egnatias dhe Elbasanit, VAR-i bëhet protagonist kryesor për duelin e kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 23:58

VIDEO/ Sfidë dramatike mes Egnatias dhe Elbasanit, VAR-i bëhet protagonist kryesor për duelin e kreut

Egnatia e vendit të parë dhe Elbasani i vendit të dytë kanë ndarë pikët në duelin mes tyre në Rrogozhinë, në fund të një sfidë dramatike, shumë të tensionuar, që është mbyllur me shifrat 2-2.

bandicam 2026-01-18 18-27-53-395

Vendasit dominuan në lojë, duke krijuar rastet më të pastra, por ishin miqtë ata të cilët shënuan me gjuajtjen e parë në portë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. E njëjta tablo u përsërit në të dytën, kur Elbasanit me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat e la të mendohej se mund të siguronte fitoren.

Por Egnatia nuk ndali sulmet dhe falë ndihmës së VAR-it, ia doli të siguronte penallti për prekje të dukshme topi me dorë, pasi fillimisht gjyqtari nuk i kishte akorduar të tilla, por duke ndryshuar mendje shpejt pasi shihte për pak sekonda pamjet në ekran.

Egnatia tentoi edhe të gjente golin e përmbysjes, duke shpërdoruar mundësi të mira për të shënuar në fund të ndeshjes dhe u desh të kënaqej me një pikë përballë rivalëve direkt.

EGNATIA-ELBASANI 2-2
63′ (p), 76′ (p) Fernando / 35′ Loukili, 50′ Lajthia

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+2’ Tjetër rast i shkëlqyer i Egnatias me Bakajoko i cili gjuan në portë por Olberkis devijon sferën jashtë. Gjatë aksionit kishte një shtyrje të Buriç në zonë, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

90’+1’ Qose merr vendin e Loukilit në radhët e Elbasanit.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Olberkis ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Buriç.

87’ Fangaj dhe Xheferson hyjnë në fushë në vend të Haime dhe Ndrecës në radhët e Egnatias.

86’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Azemoviç.

85’ Mundësi e artë e Egnatias për të shënuar pas pasimit të Haime nga e djathta, por Buriç e Bakajoko nuk ia dalin të devijojnë para portës së miqve. (VIDEO)

83’ Ibraimi dhe Ze Gomesh hyjnë në fushë në vend të Lajthisë dhe Tsague në radhët e Elbasanit.

81’ Bakajoko merr topin në të djathtën, gjuajtja e tij është plotësisht për t’u harruar pasi shkon larg portës së Elbasanit. (VIDEO)

79’ Diallo nga e djathta harkon në zonë për Tsague, por çon sferën në duart e Dajsinanit.

76’ GOOOL EGNATIA! Shënon Fernando me penallti. (VIDEO)

74’ Mes tensionit dhe protestave janë Aleksi e Musta që ndëshkohen me të verdhë dhe dy ndihmës të Gvozdenovicc të cilët ndëshkohen me të kuq.

70’-74’ Protesta të tjera të Egnatias për një prekje topi me dorë të Olberkis në zonën e Elbasanit pas rasteve radhazi të rrogozhinasve para Janaçek. Fillimisht gjyqtari lë lojën të vazhdojë, por më pas ftohet përsëri nga VAR-i të shohë pamjet dhe akordon në fund penallti për vendasit. (VIDEO)

67’ Buriç është në pozicion të mirë gjuajtje, por çon sferën shumë larg portës së Elbasanit.

65’ Bakajoko, Adjesa dhe Ruçi marrin vendin e Grudës, Albanezes dhe Kryeziut në radhët e Egnatias. Manellari hyn në fushë në vend të Kasës në radhët e Elbasanit.

63’ GOOOL EGNATIA! Shënon Fernando me penallti. (VIDEO)

60’-62’  Përsëri protesta të rrogozhinasve për një prekje topi me dorë të Lilës pas krosimit të Ndrecës nga e majta. Gjyqtari jep goditje këndi e më pas vendos të shohë pamjet me VAR, të cilat e bëjnë të ndryshojnë vendimin duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

57’ Haime pason rrezikshëm nga e djathta, mbrojtja largon me vështirësi.

50’ GOOOL ELBASANI! Një pasim në thellësi shfrytëzohet në mënyrë perfekte nga Lajthia në kundërsulm me sulmuesin i cili shfaqet para Dajsinanit dhe mposht sulmuesin me një gjuajtje mjeshtërore. (VIDEO)

47’ Xhemajli del në ndihmë të sulmit, gjuan nga distanca por gjen Janaçek në pozicion. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Elbasanit.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Pas një harkimi në zonë, Xhemajli gjuan me kokë por sfera shkon në duart e Janaçek. Rrogozhinasit kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë nga Lila. Por kryesori Çelaj jo vetëm nuk shkon të shohë pamjet në VAR, por edhe ndëshkon me karton të verdhë Xhemajlin. (VIDEO)

43’ Haime pason për Buriç pas një aksioni të shkëlqyer, gjuajtja e sulmuesit ndalet para portës nga Azemoviç. (VIDEO)

35’ GOOOL ELBASANI! Loukili merr topin në kufijtë e zonës, rrotullohet dhe gjuan duke mposhtur Dajsinanin. Goli anulohet nga vijërojtësi ndërsa më pas pritet sinjalizimi nga VAR-i, i cili kthen vendimin e gjyqtarit të fushës duke konfirmuar pozicionin e rregullt dhe golin e miqve. (VIDEO)

24’ Përsëri mundësi për Grudën në zonë, me gjuajtjen e sulmuesit që nuk gjen portën e verdhebluve. (VIDEO)

23’ Një gjuajtje e Grudës vë në provë reflekset e Janaçek, por pastaj sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

22’ Diallo nga e djathta gjen Tsague në qendër, i cili më pas kalon topin te Lajthia. Gjuajtja e këtij të fundit është tërësisht e gabuar e shkon larg portës.

20’ Rrogozhiansit provojnë të mbajnë më shumë topin dhe të kërkojnë golin, ndërsa Elbasani deri tani ka qenë thuajse gjithmonë më i përqendruar në mbrojtje.

9’ Pas një goditje nga këndi të vendasve, topi gjuhet me kokë e bllokohet nga mbrojtja, ndërsa Gruda tenton me roveshatë pa gjetur portën. (VIDEO)

7’ Buriç merr topin në zonë, driblon dy lojtarë por nuk arrin të gjuajë në portë teksa pasimi i tij në ndalet në këndore nga Olberkis. (VIDEO)

1’ Nis me 5 minuta vonesë dueli në Rrogozhinë.

Ora 17:03 – Ndeshja nuk ka filluar pasi gjyqtarët kanë probleme me kufjet e tyre dhe lojtarët janë duke bërë nxemje në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Poçi, Haime, Ndreca, Aleksi, Kryeziu, Fernando, Albaneze, Gruda, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova

ELBASANI: Janaçek, Azemoviç, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Diallo, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL