VIDEO/ Sfidë argëtuese me 7 gola, afrikanët ia bëjnë të vështirë fitoren deri në sekondën e fundit Borusia Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 19:56

VIDEO/ Sfidë argëtuese me 7 gola, afrikanët ia bëjnë të vështirë fitoren deri në sekondën e fundit Borusia Dortmundit

Borusia Dortmund ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kalimit në turin tjetër të Botërorit të Klubeve, falë fitores 4-3 ndaj Mamelodi Sandauns. Por skuadra e Afrikës së Jugut tregoi se ka shumë cilësi në radhët e saj duke rivalizuar deri në fund me gjermanët.

bandicam 2025-06-21 18-45-57-255

Ajo gjeti e para golin me Ribeiro, por gabimi i portierit ktheu shpejt baraspeshën. Më pas ishte Borusia që diktoi ritmin, duke shënuar tre herë radhazi në portën e afrikano-jugorëve. Megjithatë, këta të fundit nuk u dorëzuan dhe u përgjigjen me dy gola duke bërë që sfida të ishte emocionuese deri në fundin e saj.

Gjithsesi, Borusia mori tre pikët dhe tashmë është me një këmbë në turin tjetër, ndërsa për ekipin e Mamelodi, do të duhet të luftojë për vendin tjetër nga ky grup me brazilianët e Fluminense.

MAMELODI SANDAUNS – BORUSIA DORTMUND 3-4
11′ Ribeiro, 62′ Rajners, 90′ Mothiba / 16′ Nmeça, 34′ Girasi, 45’+1′ Bellingam, 60′ (ag) Mudau

Goli i Mothiba (VIDEO)

Goli i Rajners (VIDEO)

Autogoli i Mudau (VIDEO)

Goli i Bellingam (VIDEO)

Goli i Girasi (VIDEO)

Goli i Nmeça (VIDEO)

Goli i Ribeiro (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

asdsadasdasd

PANORAMASPORT.AL