VIDEO/ Sfida e zjarrtë e mbijetesës kthehet në “miqësore”, mes Vorës dhe Bylisit plasin golat dhe portieri braktis ndeshjen në mes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:50

VIDEO/ Sfida e zjarrtë e mbijetesës kthehet në “miqësore”, mes Vorës dhe Bylisit plasin golat dhe portieri braktis ndeshjen në mes

Vora ka mposhtur Bylisin me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Pritej një sfidë e zjarrtë, por nuk rezultoi e tillë. Vora pa fitoi pa problem në stadiumin “Selman Stërmasi”. 

bandicam 2025-12-24 13-43-26-822

Episodi i pazakontë për futbollin shqiptar ishte ai i minutës së 42-të, kur portieri Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ndeshjen. Bylisi ishte në disavantazhin e dy golave, ndërsa kishin shënuar me lehtësi Ruzgis dhe Geci.

Pjesa e dytë nisi me golin e Mustafa për Bylisin. Vetëm kaq për ekipin e Mirel Josës, pasi sërish gjithçka u kthye në favorin e Vorës.

Dopieta e Kasallës vulosi fatin e takimit. Ekipi i Bellajt gëzon kështu 3 pikë të arta, që i nxjerrin nga zona e ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 4-1 BYLIS

9′ Ruzgis, 24′ Geci, 77′, 80′ Kasalla  – 54′ Mustafa

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet ndeshja, Vora fiton 4 me 1 ndaj Bylisit. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

80′ GOOOL! Vora 4-1 Bylis/ Kasalla nuk fal me portën bosh. Tabaku më parë kishte goditur traversën. (VIDEO)

77′ GOOOL! Vora 3-1 Bylis/ Kasalla bën çfarë të dojë në mbrojtjen e Bylisit dhe gjen golin e tretë për ekipin e tij. (VIDEO)

76′ Goditje e lehtë me kokë nga Kasalla. Pret portieri Beqaj.

70′ Luis Felipe merr vendin e Gecit te Vora.

70′ Malomo i lë vendin Eminit te Bylisi.

65′ Fazlagiç i lë vendin Viniciusit te Vora.

64′ Portieri Beqaj ndal Kasallën, i cili flirton me golin e tretë për Vorën. (VIDEO)

57′ Daka i lë vendin Tabakut te Vora.

56′ Abazaj merr karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Ruzgis.

54′ GOOOL! Vora 2-1 Bylis/ Mustafa rihap ndeshjen, pasi fillimisht Kasalla gaboi në mënyrë amatore. (VIDEO)

52′ Goditje e lehtë me kokë e Ruzgis. Kontrollon portieri Beqaj.

46′ Nis pjesa e dytë. Largohen Abdullahi dhe Ofori nga Bylisi, aktivizohen Hodo dhe Marku.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 2-0 Bylis. 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

42′ E paprecedentë. Portieri i Bylisit, Vashu, braktis ekipin e tij në formë proteste. Ndëshkohet me karton të verdhë. Vendin e tij e merr Beqaj. (VIDEO)

42′ Portieri Vashu tenton të largojë një top i nervozuar, por aty për pak përfiton lojtari i Bylisit. (VIDEO)

40′ Rabiu gjen Sulovarin, i cili humbet mundësinë e artë për të rihapur ndeshjen. Topi i goditur nga lojtari i Bylisit përfundon jashtë. (VIDEO)

38′ Vrapi provon direkt nga goditja e dënimit te Vora. Sfera shkon jashtë.

37′ Adeduro i lë vendin Pjeshkës te Bylisi.

33′ Daka ndëshkohet me karton të verdhë te Vora për ndërhyrjen ndaj Adeduros. (VIDEO)

24′ GOOOL! Vora 2-0 Bylis/ Geci realizon golin e dytë për Vorën. Një tjetër gabim amator nga Bylisi, këtë herë ishte portieri Vashu që e dhuroi topin. (VIDEO)

22′ Peralta largon në këndore topin e harkuar nga Kasalla për te Daka.

17′ Vora nuk tërhiqet, ndërsa Bylisi shfaqet pa grintë. Ekipi i Bellajt kërkon golin e dytë.

14′ Goditje e gabuar nga Mustafa. Sulmuesi i Bylisit provoi nga distanca.

9′ GOOOL! Vora 1-0 Bylis/ Vendësit realizojnë me lehtësi golin e avantazhit. Ruzgis nuk gabon pas topit të falur, pikërisht para portierit Vashu. (VIDEO)

2′ Kasalla dhe Ruzgis japin sinjalet e para te zona e Bylisit.

1′ Nis ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Prestige, Ruzgis, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Geci

TRAJNER: Arjan Bellaj

BYLIS: Vashu, Abdullahu, Peralta, Adeduro, Mustafa, Malomo, Sulovari, Gjuzi, Ofori, Marku, Abazaj

TRAJNER: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL