VIDEO/ Gjermania e bën dramë! “Panzerat” e Nagelsmanit eliminohen me penallti nga Paraguai
Mbrëmje dramatike për Gjermaninë! “Panzerat” e Julian Nagelsman i japin lamtumirën Botërorit, teksa u eliminuan me penallti nga Paraguai, në një duel që rezultoi dramatik.

137 minutat e luajtura (duke përfshirë edhe shtesat) përfunduan në barazim 1 me 1, teksa kombëtarja paraguaiane u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke triumfuar me rezultatin 3 me 4. Haverc, Voltemade dhe Tah gabuan për Gjermaninë, ndërsa Sanabria dhe Balbuena, nuk mundën dot të realizonin nga pika e bardhë për Paraguain.
Heroi i sfidës ishte padyshim portieri Zhil që zhvilloi një paraqitje fantastike. Në duelin e radhës Paraguai do të përballet me fituesin e çiftit Francë-Suedi.
PENALLTITË: (3 ME 4 PËR PARAGUAIN)
12 – Gjuan Kanale- shënon.
11- Gjuan Tah – jashtë.
10- Gjuan Balbuena – pret Nojer.
9- Gjuan Amiri – shënon.
8- Gjuan Sanabria – jashtë.
7- Gjuan Voltemade – pret portieri Zhil.
6- Gjuan Galarza – shënon.
5- Gjuan Musiala – shënon.
4- Gjuan Gustavo Gomez – shënon.
3- Gjuan Kimish – shënon.
2- Gjuan Maurisio – shënon.
1 – Gjuan Haverc – pret portieri Zhil.
FT: GJERMANI-PARAGUAI 1-1
Haverc 54′ / Enciso 42′
102′ GOLI I TAH I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO
54′ GOLI I HAVERC: VIDEO
42′ GOLI I ENCISOS: VIDEO
2′ SINJALI I PARË I RREZIKSHM I PARAGUAIT ME ALONSON: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













