VIDEO/ Sezon magjik për Aleks Markez, spanjolli dominon dhe triumfon në garën në Malajzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2025 | 9:14

VIDEO/ Sezon magjik për Aleks Markez, spanjolli dominon dhe triumfon në garën në Malajzi

Spanjolli Aleks Markez triumfoi në Sepang pas një gare të dominuar që nga xhirot e para, duke i dhënë ekipit Gresini titullin e ekipit më të mirë të pavarur. Ishte fitorja e tretë në MotoGP për Markez Jr., i cili po kalon një sezon magjik në vitin 2025.markezPas tij ishte Pedro Akosta (KTM), agresiv si gjithmonë. Joan Mir përfundoi i treti. Piloti i Hondës shfrytëzoi fatkeqësinë e Françesko Banjajas.

Piloti i Dukatit u tërhoq tre xhiro para fundit për shkak të një problemi teknik. Peko gjithashtu pësoi një zero në Kampionatin Botëror, duke i dhënë vendin e tretë Marco Bezzeçhi-t, i cili përfundoi i njëmbëdhjeti sot.

 

Image

PANORAMASPORT.AL