VIDEO/ “Samba” braziliane trullos Çelsin, latino-amerikanët përmbysin anglezët dhe bëjnë formalitet kalimin e turit në Botërorin e Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2025 | 22:02

VIDEO/ “Samba” braziliane trullos Çelsin, latino-amerikanët përmbysin anglezët dhe bëjnë formalitet kalimin e turit në Botërorin e Klubeve

Flamengo i ka dhënë një leksion të mirë Çelsit duke vazhduar dominimin e pabesueshëm të skuadrave latino-amerikane në Botërorin e Klubeve. Ekipi brazilian ka fituar me shifrat 3-1 dhe ka bërë formalitet kalimin në fazën tjetër të turneut.

bandicam 2025-06-20 21-47-27-848

Çelsi në fakt e nisi ndeshjen me një gol të shpejtë të Neto në kundërsulm, por ishin brazilianët ata të cilët sulmuan pareshtur duke kërkuar me ngulm golin.

Ai do të vinte në pjesën e dytë të dominuar plotësisht nga brazilianë të cilët shënuan me Bruno Henrike e Danilo brenda pak minutash. Kartoni i kuq i Xhekson ua bëri punën më të thjeshtë dhe goli i Uallas Jan vulosi suksesin 3-1 të Flamengos që ka pikë të plota pas dy ndeshjeve.

FLAMENGO-ÇELSI 3-1
52′ Bruno Henrike, 65′ Danilo, 83′ Uollas Jan / 13′ Neto

Goli i Uollas Jan (VIDEO)

Goli i Danilo (VIDEO)

Goli i Bruno Henrike (VIDEO)

Goli i Neto (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdsffdfdssfdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL