Postuar: Maj 12, 2025 | 11:34
VIDEO/ Rrogozhina po shkruan historinë, tifozët e Egnatias presin me festë finalen kundër Vllaznisë
Egnatia kërkon titullin e dytë kampion në historinë e saj. Kampionët e duan trofeun më të rëndësishëm në vend për herën e dytë radhazi, për këtë duhet të mposhtin Vllazninë në finalen.

Ndeshja me kuqeblutë do të nisë sot në orën 20:00, pikërisht tek “Arena Kombëtare”. Një natë para ndeshjes vendimtare, disa tifozë krijuan atmosferë në rrugët e qytetit.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e “Panorama Sport” tregojnë atmosferën festive. Kore dhe fishekzjarrë, për një tjetër finale ku kërkohet fitorja.
Pamje nga festa: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













