Postuar: Mars 21, 2026 | 19:07
VIDEO/ Risia e Silvinjos tund rrjetën në Poloni, gol me kokë pas ftesës nga Kombëtarja
Bujar Pllana është risia e listës së Kombëtares para ndeshjes së “play off”. 24-vjeçari u zyrtarizua sot, ndërsa në prag është sfida me Poloninë. Dhe pikërisht në Poloni shënoi një gol mjaft të bukur për Lekia Gdansk.

Ishte minuta e 11-të, kur Pllana tundi rrjetën pas zhytjes me kokë në zonë. Kështu u zhbllokua sfida ndaj Pogon Szczecin, që vlen për javën 26 të kampionatit polak.
Pllana, i lindur në Mitrovicë, vendosi të përfaqësojë Kombëtaren pasi më parë luante për Kosovën. 24-vjeçari është pjesë e Lekia Gdansk, që nga viti 2024.
Goli i Bujar Pllanës: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













