VIDEO/ Ringjallet Flamurtari! Ekipi i Morieros fiton me lehtësi ndaj Bylisit, më në fund e sheh veten në zonën “play out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 23:57

VIDEO/ Ringjallet Flamurtari! Ekipi i Morieros fiton me lehtësi ndaj Bylisit, më në fund e sheh veten në zonën “play out”

Flamurtari ka mposhtur Bylisin me lehtësi në Vlorë. Sfida e javës së 20-të në Superiore u fitua 3 me 0 nga ekipi i Morieros.

bandicam 2026-01-18 17-42-21-775

Urbaez ishte autori i golit të parë në minutën e 29-të. Dhe pse Juxhin Xhaja akordoi penallti për ekipin e Josës në minutën e 38-të, pas rishikimit me VAR e ndryshoi vendimin.

Pjesa e dytë pa Flamurtarin që të shënonte edhe dy herë. Fillimisht Herald Marku me një supergol nga goditja e dënimit dhe më pas Maksuti që vulosi rezultatin pas golit me kokë.

Pak frymëmarrje për Flamurtarin, që më në fund e sheh veten në zonën “play off”. Kuqezinjtë numërojnë 18 pikë, po aq sa edhe Bylisi, por me avantazhin e ndeshjeve direkte.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 3-0 BYLIS

29′ Urbaez, 49′ Marku, 64′ Maksuti

NGJARJET KRYESORE

90′ Mbyllet ndeshja, Flamurtari fiton 3 me 0.

90′ Bylisi tenton të gjejë golin e nderit. Prapavija e Flamurtarit nuk e lejon. (VIDEO)

87′ Bolzan i sapofutur tenton menjëherë golin te Flamurtari. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

86′ Lushaj dhe Bolzan marrin vendin e Ramanit dhe Oshafit te Flamurtari.

85′ Trashi nuk e jep si duhet topin për Oshafin. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

83′ Emini merr vendin e Mustafa te Bylisi.

75′ Sanogo nuk e dërgon topin në rrjetë për Bylisin, edhe pse kaloi portierin Aleksovski. (VIDEO)

64′ GOOOL! Flamurtari 3-0 Bylis/ Trashi harkon nga këndorja dhe Maksuti realizon golin e tretë për ekipin e tij. (VIDEO)

63′ Përndreca e largon topin në këndore. Trashi nuk pasoi si duhet te Flamurtari, që vijon të kërkojë golin e tretë.

59′ Sulovari dhe Sanogo aktivizohen te Bylisi, largohen Adeduro dhe Ualison. Josa provon të ndryshojë diçka.

57′ Marku largon rrezikun. Flamurtari tregohet kërkues për të shkuar te goli i tretë.

49′ GOOOL! Flamurtari 2-0 Bylis/ Supergol i Herald Markut, që realizon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Josa largon Muktar dhe Malomon, aktivizohen Përgjoni dhe Abdullahi.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Flamurtari 1-0 Bylis.

45+2′ Aleksovski grushton goditjen e Ualison. Largohet rreziku nga zona e Flamurtarit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Bylisi provon të kthehet në lojë me Ualison. Goditja e këtij të fundit nuk rrezikon portën e Flamurtarit.

44′ Urbaez provon nga një kënd i pamundur. Kërkon falje pasi tentativa e tij është e gjitha për t’u harruar. (VIDEO)

41′ Drithërima te Bylisi. Trashi tenton golin e dytë të ndeshjes, por topi nuk ka koordinatat e duhura. (VIDEO)

38′ Xhaja akordon një penallti, për prekje të topit me dorë. Më pas e ndryshon vendimin, pasi VAR e thërret menjëherë. (VIDEO)

36′ Kundërsulm i Bylisit, ndërsa Ualison nuk përfiton. Miqtë shfaqen rrezikshëm. (VIDEO)

33′ Nunesh merr vendin e Diavaras, që largohet i dëmtuar te Flamurtari.

29′ GOOOL! Flamurtari 1-0 Bylis/ Koxhi nuk e largon si duhet topin e harkuar nga Trashi. Aty përfiton Urbaez, që me goditjen e dytë dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

27′ Aleksovski kontrollon topin që u krosua nga goditja e dënimit. Përndreca nuk ia doli të devijojë me kokë. Minuta të mira për Bylisin. (VIDEO)

25′ Peralta provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

22′ Ualison dhe Mustafa nuk kuptohen bashkë. Është Ualison që godet me kokë te Bylisi, pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

20′ Flamurtari kontrollon ritmin e ndeshjes deri tani, por mungojnë rastet e rrezikshme. Bylisi mbrohet mirë.

7′ Diavara gjen rrjetën e jashtme, pasi goditi me kokë. Harkimi nga Trashi ishte perfekt, ndërsa Flamurtari flirton që në fillim me golin. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Urbaez, Pjeshka, Skuadrone, Trashi, Veiga, Marku, Diavara, Maksuti, Oshafi, Ramani

Trajner: Françesko Moriero

Bylisi: Gurau; Negru, Peralta, Përndreca, Ofori, Muktar, Adeduro, Marku, Ualison, Mustafa, Malomo

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL