VIDEO/ Rikthehet dhuna në Superiore! Kërcet grushti në pushimin e ndeshjes, ja çfarë ndodhi tek Elbasani-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 11:04

VIDEO/ Rikthehet dhuna në Superiore! Kërcet grushti në pushimin e ndeshjes, ja çfarë ndodhi tek Elbasani-Bylis

Elbasani fitoi dje me rezultatin 2-1 përballë Bylisit. Sfida e javës së tetë të Superiores kishte mjaft tension në fushë, që u shoqërua edhe në tribuna.

Screenshot 2025-10-25 105730

Pushimi i ndeshjes pas 45 minutave lojë, solli akte dhune në tribunën “VIP”. Pamjet tregojnë përplasjen brenda sektorit, ndërsa lojtarët ndaluan nxemjen dhe  po shikonin. Ofendimet në kor nuk munguan gjatë ndeshjes delikate për të dyja skuadrat.

Pjesa e parë ndërkohë ishte mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të Elbasanit. I gjithë takimi u fitua nga verdheblutë, teksa Bylisi mbetet në zonën e ftohtë.

Pamjet e dhunës në “Elbasan Arena”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL