VIDEO/ Rasti i pabesueshëm në shtesë 4 kundër 1 që “qan” Daja, si Hakaj u bë heroi i Vllaznisë në duelin përballë Dinamos
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos është mbyllur me barazimin pa gola, por edhe më një rast të pabesueshëm të shpërdoruar nga blutë në një kundërsulm 4 kundër 1 në minutën e fundit shtesë.

Mustafa i Dinamos kishte topin në zotërim dhe përballë kishte vetëm Hakajn, ndërsa kishte lojtarë të bluve kryeqytetas të cilët po vinin nga të dy krahët.
Ai tentoi të pasonte në të majtën, por u ndal nga ndërhyrja vendimtare e Hakajt. Sfera shkoi më pas te Teikseira i cili mund të pasonte gjithashtu përpara për të vazhduar aksionin e për t’iu afruar rrezikshëm zonës. Por edhe pasimi i tij u bllokua nga Hakaj, i cili ndali kësisoj një mundësi të jashtëzakonshme të Dinamos duke u bërë heroi i kuqebluve.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













