VIDEO/ Raste dhe dy kartonë të kuq, Egnatia dhe Dinamo ndajnë pikët në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2025 | 0:04

VIDEO/ Raste dhe dy kartonë të kuq, Egnatia dhe Dinamo ndajnë pikët në Rrogozhinë

Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në atë që cilësohej si kryendeshja e kësaj jave në Superiore.

bandicam 2025-10-18 18-57-09-464

Në një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk kanë munguar rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e qartë sa duhej para portës.

Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të duelit.

EGNATIA-DINAMO 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+3’ Xhemajli merr të dytin e verdhë duke ndalur Guindon dhe largohet me karton të kuq. (VIDEO)

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Fernando provon me një gjuajtje të befasishme me të majtën, Teqja shtrihet dhe mbërthen sferën. (VIDEO)

85’ Bregu dhe Nani lënë fushën e lojës për Nezirin dhe B. Berishën në radhët e Dinamos.

85’ Gjuajtje e fortë e Kryeziut nga distanca, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

84’ Gruda merr vendin e Selmanit në radhët e Egnatias.

80’ Kartoni i dytë i verdhë për Lorran! Mbrojtësi ndëshkohet me të kuq dhe lë dinamovitët me 10 futbollistë. (VIDEO)

78’ Beqja dhe Qefalija hyjnë në fushë në vend të Gudiabi dhe Qardakut te Dinamo.

75’ Fangaj dhe Jahaja hyjnë në fushë në vend të Haime dhe Duriç në radhët e Egnatias.

74’ Lorran ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Haime.

72’ Pas një goditje këndi, Selmani harkon nga e djathta, Sota nuk ia del të devijojë i vetëm para portës dhe sfera shkon në fundore në shtyllën e dytë.

71’ Haime tenton nga jashtë zonës, Teqja grushton sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)

68’ Tani është Leo Melo ai cili nuk ka kontaktin e duhur me topin në të djathtën në zonën e Dinamos, duke e çuar lehtësisht te Teqja.

66’ Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Qardakut.

64’ Leo Melo shpërthen në krahun e majtë, Teqja del dhe mbërthen sferën në këmbët e tij.

63’ Nani tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, Qardaku nuk e devijon sferën drejt portës nga një pozicion i favorshëm.

62’ Kryeziu dhe Leo Melo marrin vendin e Ruçit dhe Albanezes në radhët e Egnatias.

60’ Ndreca nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Ruçin i cili gjuan me kokë pa gjetur portën. (VIDEO)

55’ Bregu provon me një gjuajtje me harkim me të djathtën, sfera shkon jashtë katërkëndorit të Dajsinanit. (VIDEO)

48’ Pas një aksioni nga e djathta të Dinamos, topi shkon te Bregu i cili gjuan fluturimthi, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Maliqin në vend të Ditës në radhët e Dinamos.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Aksion interesant i Egnatias nga e majta, topi kthehet te Ruçi i cili gjuan nga jashtë zonës, por pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Gudiabi gjuan nga distanca, sfera nuk gjen katërkëndorin e vendasve.

38’ Edhe Xhemajli harkon nga e majta, Selmani gjuan me kokë pa gjetur portën. (VIDEO)

35’ Selmani harkon nga e djathta, gjuajtja e Buriç me kokë kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

30’ Buriç merr topin në të djathtën, driblon Teqjen por shtyn sferën më shumë se duhet duke mos gjuajtur në portë. Ai pason për Haime i cili gjuan, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

28’ Vazhdojë kartonët e verdhë, këtë herë për Xhemajlin i cili ndal në mënyrë të parregullt Guindon.

26’ Qardaku i shtohet listës së të ndëshkuarve për faull ndaj Haime.

25’ Ndëshkohet edhe Ndreca me karton të verdhë për një faull ndaj Vilës.

21’ Ndëshkohet me të verdhë Ruçi për një faull ndaj Qardakut.

11’ Goditje radhazi të Ndrecës, Haime dhe Aleksit drejt portës së rrogozhinasve të cilat bllokohen. Më pas është Aleksi i cili harkon për Ruçin i cili gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes, i sinjalizuar gjithsesi në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

6’-8’ Çudira shqiptare në Rrogozhinë! Gjyqtari bën gati murin për gjuajtjen e goditjes së dënimit me Bregun që po tentonte të gjuante. Por kryesori vendos të anulojë goditje e dënimit, duke sqaruar se bëhej fjalë për pozicion jashtë loje të Bregut. (VIDEO)

5’ Sota ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Bregut pranë zonës së rrogozhinasve. (VIDEO)

3’ Buriç shfaqet i vetëm në të djathtën e sulmit, gjuajtja e tij ndalet nga Teqja. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Ruçi, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova

DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Nani, Qardaku, Bregu, Vila, Guindo.
Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT:AL