VIDEO/ Prandaj e quajnë Interi “i çmendur”! Nga 0-2 në 3-2 ndaj Komos në 30 minutat e fundit për të siguruar finalen e Kupës
Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë pasi ka kaluar Komon me një fitore 3-2 në një ndeshje tipike nga ato që i kanë siguruar nofkën “i çmendur” ekipit zikaltër.

Në ndeshjen e dytë mes skuadrave, me të parën të mbyllur pa gola, për thuajse 70 minuta Komo bëri gjithçka mirë, duke shënuar dy herë dhe duke krijuar një mori rastesh të shpërdoruara para Martinez. Por mjaftoi një gjuajtje e Çalhanollu në minutën e 69-të për të kthyer në lojë zikaltrit që u zgjuan dhe sulmuan me furi.
Si rrjedhojë erdhi edhe goli i dytë i turkut, ndërsa në minutën e 89-të, edhe goditja me hark e Suçiç, që vulosi fitoren 3-2 dhe i preu biletën Interit për në finalen e madhe të 13 majit.
INTER-KOMO 3-2
69′, 86′ Çalhanollu, 89′ Suçiç / 32′ Baturina, 48′ Da Kunja
Goli i Suçiç (VIDEO)
Goli i dytë i Çalhanollu (VIDEO)
Goli i Çalhanollu (VIDEO)
Goli i Da Kunja (VIDEO)
Goli i Baturina (VIDEO)
Kempf gofet traversën (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martinez; Akanzhi, Açerbi, Karlos Augusto; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Boni, Turam.
Trajner: Kristian Kivu
KOMO (3-4-2-1): Butez; Ramon, Diego Karlos, Kempf; Van der Brempt, Perrone, Da Kunja, Vale; Niko Paz, Baturina; Douvikas.
Trajner: Cesk Fabregas
PANORAMASPORT.AL













