VIDEO/ Portierët bëhen protagonistë në Ballsh, “luftë” mes Bylisit dhe Dinamos për 1 pikë
Bylisi dhe Dinamo u ndalën në barazim pa gola njësoj si në fazën e parë.

Protagonistë padyshim ishin portierët Teqja dhe Vashu me pritjet e tyre duke mbajtur portat të paprekura. Raste më shumë patën vendasit por u ndalën nga Teqja. Në fund Koma mund ti dhuronte fitoren Dinamos por gaboi.
BYLIS 0-0 DINAMO
NGJARJET KRYESORE
90’+2’ Koma pati mundësinë perfekte për të gjetur golin dhe e shpërdoron. (VIDEO)
90’ Akordohen 4 minuta shtesë.
88’ Dalin nga fusha Vila dhe Begu, ka minuta për Koma dhe Xhejms.
86’ Mustafa dhe Muktar Koxhi largohen nga sfida, Josa aktivizon Runi dhe Sulovarin,
82 ’Karamba shkakton faull ndaj Muktar dhe ndëshkohet me të verdhë. Shpërthen trajneri Daja. (VIDEO) (VIDEO)
80’ Përgjoni godet, shtylla ndal goditjen potente. (VIDEO)
79’ Farruku godet me të majtën potente, Vashu zgjatet dhe bën një pritje të mrekullueshme. (VIDEO)
76’ Josa i beson Sanogos dhe Ualison, merr fund ndeshja për Malomo dhe Peralta.
65′ Largohen Lorran dhe Nani, ka minuta për Nezirin dhe Karamban.
65’ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë.
59’ Peralta pranë golit të avantazhit, Teqja i thotë jo sërish. (VIDEO)
57’ Guindo largohet nga loja, Daja aktivizon Guindo.
50’-52’ Moment decciziv për Bylisin, pas konsultimit me VAR, vërtetohet që Përndreca se ka prekur topin me dorë. (VIDEO) (VIDEO)
47’ Nani harkon si duhet në zonë, Vila gabon me gjuajtjen. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.
45’+2’ Pjesa e parë mbyllet pa gola!
45’+1’Guindo pati një mundësi të mirë pranë Vashusë, por e shpërdoi për të gjetur golin e avantazhit. (VIDEO)
45’ Akordohen 2 minuta shtesë.
42’ Malomo shkakton faull ndaj Beqjas, Dyrmishi e ndëshkon me karton të verdhë. (VIDEO)
36’ Mustafa del përpara me Teqjan, portieri i Dinamos fiton duelin e tij të dytë personal me të. (VIDEO)
34’ Përgjoni harkon topin në zonë, Qardaku largon rrezikun me kokë. (VIDEO)
31’ Lorenco Vila ndjen dhimbje dhe lë përkohësisht fushën. (VIDEO)
24’ Vila ndëshkohet me karton të verdhë.
23’ Bregu dërgon një top në zonë, Marku tregohet deciziv duke e larguar. (VIDEO)
18’ Peralta gjuan drejt portës së Teqjas, ky i fundit mbron sërish kuadratin e bluve.
17’ Peralta proteston për një bllokim të Gudiabi, arbitri vijon lojën. (VIDEO)
10’ Koxhi i nxjerr një top fantastik në zonë Mustafa, ky i fundit gjuan drejt portës dhe Teqja bën një pritje fantastike. (VIDEO)
7’ Duel mes Qardakut dhe Peraltës, ky i fundit rrëzohet përkohësisht në fushë. (VIDEO)
5′ Minuta të mira nga skuadrat, topi qarkullohet në mesfushë.
1′ Starton sfida 8 minuta me vonesë në Ballsh, shkak bëhet mungesa e ambulancës. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Vashu, De Souza, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Malomo, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni
Trajner: Mirel Josa
DINAMO: Teqja, Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Beqja, Lorran, Qardaku
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













