VIDEO/ “Paqe” në Shkodër mes dyshimeve për penallti e të kuq, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë pikët
Vllaznia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në përballjen mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, që mund të ishte vendimtar për rrugëtimin e dy ekipeve drejt objektivave që kanë në këtë sezon.

Sfida mes dy skuadrave ka qenë mjaft argëtuese, me raste në të dy portat e me momente të diskutueshme pasi shkodranët dy herë kërkuan penallti, pa u dëgjuar nga kryesori i cili as nuk iu drejtua VAR-it. Ndërsa në fund, ai i fali një të verdhë të dytë Bajramit, në një ndeshje që në fund pa skuadrat të largoheshin jo edhe aq të kënaqura nga fusha e lojës.
VLLAZNIA-DINAMO 0-0
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.
90’+4’ Dinamo ka mundësinë të shkojë në kundërsulm drejt portës por Hakaj ndal blutë.
90’+3’ Xhemjs merr vendin e Malomos në radhët e Dinamos.
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
89′ Lorran, Gudiabi dhe Ismaili hyjnë në fushë në vend të Bregut, Berishës dhe Nezirit në radhët e Dinamos.
89’ Bajrami shkakton faull ndaj Bregut, gjyqtari i fal të verdhin e dytë. (VIDEO)
86’ Tafili merr vendin e Krymit në radhët e Vllaznisë.
84’ Gurishta harkon një goditje dënimi të rrezikshme në zonë, Dita largon në këndore.
80’ Mala nis një pasim të shkëlqyer në qendër ku Bismark devijon por jo aq sa për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
79’ Aksion i rrëmbyeshëm i bluve me Berishën nga e djathta, pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga Mustafa dhe Malomo.
77’ Jago dhe Kallaku i lënë vendin në fushë Hakajt dhe Muratajt në radhët e Vllaznisë.
76’ Edhe Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.
72’ Kallaku ekzekuton goditjen e dënimit, sfera shkon jashtë e shoqëruar nga hedhja e Teqjes. (VIDEO)
71’ Mustafa ndëshkohet me karton të verdhë.
71’ Dodaj merr vendin e Qatos në radhët e Vllaznisë.
68’ Protesta të tjera të shkodranëve për një kontakt mes Nezirit dhe Malës, me futbollistin e vendasve që rrëzohet në zonë. Në fund është Mala që ndëshkohet me të verdhë për protesta. (VIDEO)
64’ Mala në të djathtën nis një pasim të shkëlqyer në qendër ku Kallaku nuk ia del të gjuajë. (VIDEO)
59’ Nani merr vendin e Meksit në radhët e Dinamos.
58’ Bregu nis në zonë një goditje dënimi, Teikseira nuk ia del të devijojë drejt këtërkëndorit.
57’ Qato ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Malomos.
55’ Jago harkon një këndore, Bajrami gjuan por jo në katërkëndor. (VIDEO)
53’ Bregu niset drejt zonës, i ndalur nga Bajrami. Aksioni bëhet i pavlefshëm për shkak të një pozicioni jashtë loje.
48’ Gurishta harkon në zonë, Gjini gjuan me kokë pa gjetur portën e Teqjes.
46’ Aliji ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Bismark.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje nga të dy trajnerët.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
41’ Bregu tenton përsëri në zonë me një gjuajtje të fortë, Gjini devijon sferën jashtë. (VIDEO)
38’ Daja kthen edhe Ditën në prapavijë, duke u munduar të ndalë inkursionet e Bismark.
34’ Bregu sheh hapësirë para zonës dhe gjuan, shënjestra e tij është tërësisht e gabuar dhe sfera fluturon mbi traversë.
30’ Jago jep një pasim spektakolar me roveshatë duke nisur Bismark drejt portës, me sulmuesin i cili shënon. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
27’ Bregu lëshon një predhë nga jashtë zonës, Pohls me vështirësi grushton topin në këndore. (VIDEO)
25’ Vila sheh topin t’i mbetet në këmbë para zonës shkodrane dhe gjuan menjëherë, pa gjetur portën e kuqebluve.
23’ Mala gjuan nga e djathta, Teqja pret në pozicion në shtyllën e parë.
21’ Vllaznia pretendon për penallti pas një kontakti të Nezirit dhe Malës në zonë, gjyqtari vazhdon lojën e më pas nuk ftohet nga VAR që të shohë pamjet. (VIDEO)
19’ Bregu niset i vetëm drejt zonës, ndalet nga ndërhyrja e dyfishtë e Gurishtës dhe Pohls. Sulmuesi i bluve ishte gjithsesi në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
18’ Mustafa shmang Gjinin dhe niset drejt portës, gjuan nga larg duke gjetur në rrjetën e jashtme, në vend që të pasonte te Bregu i cili ishte i vetëm. (VIDEO)
17’ Qato shfrytëzon një pasim të gabuar të Teqjes, gjen Kallakun i cili gjuan menjëherë por pa gjetur portën nga distanca.
11’ Mala shfaqet rrezikshëm në të djathtën, gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Qatos gjatë aksionit. (VIDEO)
10’ Pohls i dhuron topin Berishës i cili më pas me gjuajtjen e tij nuk gjen katërkëndorin e vendasve.
9’ Berisha shmang Gjinin dhe gjuan në ecje e sipër me të jashtmen, sfera nuk shkon në rrjetë në shtyllën e largët. (VIDEO)
4’ Kallaku ekzekuton goditjen e dënimit, sfera bllokohet në murin mbrojtës. (VIDEO)
2’ Menjëherë emocione në Shkodër! Mala nis një top të gjatë për Bismark i cili rrëzohet pas kontaktit me Meksin. Cjapi bën shenjë për penallti, por më pas VAR-i e bën të ndryshojë vendim duke dhënë faull jashtë zonës. Karton i verdhë për Meksin. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Mala, Qato, Krymi, Kallaku, Bismark, Balaj.
Trajner: Edi Martini
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Dita, Meksi, Neziri, Vila, B. Berisha, Malomo, Bregu, Mustafa.
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













