VIDEO/ Nuk e ka bërë në 17 javë, Dinamo përmbys Vorën mes shumë pretendimesh për penallti. Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 23:57

VIDEO/ Nuk e ka bërë në 17 javë, Dinamo përmbys Vorën mes shumë pretendimesh për penallti. Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë

Dinamo fitoi për herë të parë me përmbysje në këto 17 javë të Superiores. Iu desh përballja me Vorën, që ekipi i Dajës t’ja dilte në këtë mënyrë. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1, por dhuroi shumë emocione.bandicam 2025-12-19 18-31-59-173Në pjesën, Vorës iu anulua goli i Fazlagiçit dhe gjeti avantazhin me penallti falë Bardhit. Në të dytën Dinamo përmbysi gjithçka me Tekseira dhe Bregun.

Qardakut iu anulua gol pas rishikimit në VAR. VAR i erdhi shumë në ndihmë Rustës për disa vendime në fushë. Nga ana tjetër trajneri Ilir Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë.

DINAMO 2-1 VORA

49′ Tekseira, 64′ Bregu / 23′ Bardhi (P)

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida, Dinamo fiton me përmbysje.

90’+3′ Qardaku e mbyll ndeshjen pa festën e një goli dhe futet Jonuzi. Largohet edhe Bregu për Xhejms.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Ruzgis gjuan me kokë, Teqja bën një pritje fantastike. (VIDEO)

89′ Faull ndaj Patrik Bardhit, Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Luis Felipe lë fushën e lojës, ka minuta për Ajo.

78′ Te Dinamo kërkojnë penallti, gjyqtarja vlerëson gjithcka të rregullt dhe ndëshkon me të kuq drejtorin sportiv të Vorës, Bazjon Tragaj. (VIDEO) (VIDEO)

76′ Ka lëvizje të tjera te Dinamo. Largohen Guindo dhe Nani, aktivizohen Ferruku me Karamba.

73′ Qardaku merr topin dhe bën lëvizje të mirë duke tronditur ish-skuadrën e tij, por pas rishikimit në VAR, Rusta anulon golin për faull të shkaktuar ndaj Ruzgis. (VIDEO) (VIDEO)

72′ Te Dinamo kërkojnë penallti, Rusta vijon lojën.

71′ Dalipi del nga loja, Bellaj aktivizon Uallace.

64′ GOOOL DINAMO 2-1/ Kombinim perfekt me Berishën, Bregu e nxjerr nga hiçi golin dhe përmbys sfidën. (VIDEO)

60′ Qardaku godet drejt portës me të djathtën, topi shkon mbi traversë.

57′ Largohet Zuna për Çibuike, ndërsa Daka i lë vendin Ruzgis.

49′ GOOOOL DINAMO 1-1/ Pas harkimit nga këndorja të Bregut, Tekseira tund me kokë rrjetën e Ruçit duke barazuar shifrat. (VIDEO)

46′ Vila mbetet në dhomat e zhveshjes, aktivizohet Berisha. Nis pjesa e dytë

45’+6′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vorës!

45’+5′ Repaj merr karton të verdhë për ndërhyrjen e gabuar ndaj Guindo. (VIDEO)

45’+3′ Godet Dejvi Bregu, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43’ Qardaku shfaqet sërish para portës së Vorës, kërkon me ccdo kusht golin e barazimit, por nuk finalizon si duhet. (VIDEO)

34’ Qardaku nuk ndalet, provon me të majtën dhe i shkon shumë pranë golit të barazimit. (VIDEO)

34’ Luis Felipe pranë dyfishimit të rezultatit, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

30’ Bregu gabon me goditjen, topi shkon shumë larg kuadratit.

29’ Qardaku karikon të djathtën dhe gjuan drejt portës, nuk ka panik për Ruçin. (VIDEO)

23′ GOOOOL VORA 0-1/ Bardhi nuk fal para portës së Teqjas, shënon me penallti. (VIDEO)

20′-22′ Guindo prek topin me dorë, Rusta shkon në VAR dhe akordon penallti. (VIDEO) (VIDEO)

20’ Vora pretendon për prekje të topit me dorë dhe kërkon penallti, Rusta vijon lojën. (VIDEO)

15’ Bregu harkon nga goditja e dënimit, Dalipi nuk fal dhe e largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

11′ Beqja godet nga distanca, topi shkon mbi traversën e Ruçit.

6′ Bardhi kroson nga goditja standarte në zonë, Fazlagiç gjuan me kokë dhe nuk fal portierin Teqja. Pas verifikimit në VAR goli nuk vlen për shkak të pozicionit jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

bandicam 2025-12-19 16-44-24-110

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Tekseira, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Dita, Beqja, Neziri, Qardaku

TRAJNER: Ilir Daja

VORA: Ruçi, Zuna, Repaj, Luis Felipe, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

TRAJNER: Arjan Bellaj

1

PANORAMASPORT.AL