VIDEO/ Një pjesë ankth, 90 minuta pushim dhe pastaj goleadë! Benfika fiton ndeshjen e pazakontë ndaj amatorët dhe i eliminon nga Botërori i Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2025 | 22:17

VIDEO/ Një pjesë ankth, 90 minuta pushim dhe pastaj goleadë! Benfika fiton ndeshjen e pazakontë ndaj amatorët dhe i eliminon nga Botërori i Klubeve

Benfika ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt vazhdimësisë në Botërorin e Klubeve pasi ka mundur me shifrat 6-0 amatorët e Okland Siti të Zelandës së Re, duke i eliminuar këta të fundit zyrtarisht nga turneu në fjalë.

sdffdsfdsfdsfdsfds

Klubi portugez, ashtu siç pritej, dominoi ndeshjen, por në pjesën e parë nuk po arrinte të kalonte portierin 20-vjeçar Garrou i cili ndali thuajse çdo gjuajtje drejt tij. Por në shtesën e kësaj pjese, as ai nuk mundi të bënte asgjë ndaj penalltisë së Di Marias, i cili i dha pak qetësi ekipit të tij para pushimit të ndeshjes.

Për t’u kthyer në fushë për pjesën e dytë u desh të pritej një orë e gjysmë, pasi të gjithë u çuan nën strehë për shkak të një furtune pranë stadiumit. Megjithatë, pas rifillimit të sfidës, Benfika e kishte shumë më të thjeshtë të gjente hapësira dhe tundi rrjetën edhe 5 herë të tjera deri në vërshëllimën përfundimtare.

BENFIKA-OKLAND SITI 6-0
45’+8′ (p), 90’+8′ (p) Di Maria, 53′ Pavlidis, 63′ Renato Sançez, 76′, 79′ Barreiro

Goli i dytë i Di Maria (VIDEO)

Goli i dytë i Barreiro (VIDEO)

Goli i parë i Barreiro (VIDEO)

Goli i Renato Sançez (VIDEO)

Goli i Pavlidis (VIDEO)

Pjesa e dytë fillon pas një pushimi që zgjati një orë e 30 minuta për shkak të kushteve atmosferike (VIDEO)

Shtyhet fillimi i pjesës së dytë për shkak të reshjeve të shiut (VIDEO) (VIDEO)

Goli i Di Maria (VIDEO)

Penalltia e akorduar në favor të Benfikës (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:  

renditja

PANORAMASPORT.AL