VIDEO/ Një penallti mjafton ndaj Bylisit, Tirana fiton për herë të parë që pas derbit dhe jep sinjale për mbijetesën
Tirana u është kthyer sot fitoreve në Superiore, duke regjistruar të dytën e këtij sezoni. Bardheblutë kanë mundur në transfertë një rival direkt si Bylisi, për të dhënë një sinjal për mbijetesën.

Në një ndeshje shumë të luftuar në Ballsh, ishin vendasit që kontrolluan më shumë manovrën dhe kërkuan më me ngulm golin, teksa bardheblutë ishin të kujdesshëm në prapavijë dhe thumbuan me kundërsulme.
Në një të tillë në pjesën e dytë erdhi edhe aksioni i penalltisë së fituar nga Xhixha, e cila u transformua saktësisht nga Rafael. Ky gol i mjaftoi Tiranës që u mbrojt me rregull dhe mori fitoren e dytë në këtë sezon, pas asaj të derbit të fazës së parë të kampionatit, që jep sinjalet e duhura për kryeqytetasit në luftën për mbijetesë.
BYLIS 0-1 TIRANA
63′ (p) Rafael
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Tiranës.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
88’ Mysloviç i lë vendin në fushë Halilit në radhët e Tiranës.
87’ I sapofuturi Sulovari provon nga një distancë e largët, pa gjetur portën e Tafas. (VIDEO)
85’ Sulovari dhe Emini marrin vendin e Adeduro dhe Malomos te Bylisi. Ndërkohë Vogli merr vendin e Alvarez te Tirana.
81’ Rabiu ka mundësinë të gjuajë në zonë, por një devijim çon sferën mbi traversën e portës së Tafas. (VIDEO)
76’ Uallison provon menjëherë me një gjuajtje nga jashtë zonës, fluturon topin mbi traversë.
74’ Kortez ndëshkohet me të verdhë gjithashtu.
72’ Rabiu dhe Uallison hyjnë në fushë në vend të Përgjonit dhe Koxhi te Bylisi.
71’ Xhixha i lë vendin Mehmetit në radhët e Tiranës.
68’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Adeduro në hyrje të zonës, ku futbollisti i Bylisit lëshon një gjuajtje të fortë shumë lart mbi traversë.
67’ Vera ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë.
63’ GOOOL TIRANA! Shënon Rafael me penallti (VIDEO)
59’-62’ Tabeku niset i vetëm drejt portës, pason për Ernest i cili ndalet nga portieri Kristian. Më pas ky i fundit pengon Xhixhën dhe kryesori Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Pritet vendimi i VAR-it për pozicionin jashtë loje të lojtarëve dhe më pas kryesori konfirmon vendimin e tij. (VIDEO) (VIDEO)
56’ Alvarez lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së ballshiotëve. (VIDEO)
51’ Malomo shfaqet në të majtën, gjuan me forcë por nuk gjen portën e bardhebluve. (VIDEO)
47’ Mysloviç pason për Ernest i cili gjuan por gjen portierin vendas në pozicion. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshim tjetër në radhët e dy skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45′ Jepen 1 minutë shtesë.
44’ Marku ndëshkohet me të verdhë pasi kërkoi një të tillë për Përgjonin pas një ndërhyrje ndaj Vera. (VIDEO)
40’ Malomo provon nga e djathta me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon shumë larg portës bardheblu.
39’ Një harkim nga e majat gjen Malomo në qendër, gjuajtja me kokë e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)
38’ Radu pason në të djathtën për Malomo, sulmuesi në fund humb topin dhe shkakton faull ndaj Ndong.
30’ Minuta radhazi të ballshiotëve pranë zonës së Tiranës, por pa ia dalë të gjuajnë drejt portës. Në fund është Peralta i cili tenton nga jashtë zonës, duke gjetur përgjigjen e Tafas. (VIDEO)
22’ Ernest niset në të majtën, shmang ndërhyrjen e Përndrecës dhe shfaqet para portierit, por gjuajtja e tij ndalet nga ky i fundit i cili çon sferën në këndore. (VIDEO)
21’ Xhixha nis Tabeku në të djathtën, gjuajtja e sulmuesit gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës ballshiote. (VIDEO)
16’ Top në thellësi për Ernest, portieri i ballshiotëve del nga zona dhe largon sferën.
11’ Zëvendësim i detyruar te Bylisi. De Souza largohet i dëmtuar, në lojë futet Peralta.
8′ Minuta të qeta nga skuadrat, tregohen të kujdsshme për të mos pësuar gol.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Gurau, Radu, Marku, Përgjoni, De Souza, Përndreca, Adeduro, Ofori, Muktar Koxhi, Mustafa, Malomo.
Trajner: Mirel Josa
TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Marku, Kortez, De Freitas, Alvarez, Mysloviç, Tabeku, Xhixha, Emanuel.
Trajner: Ardijan Nuhiju
PANORAMASPORT.AL













