VIDEO/ Një muaj pas akordit, mbërrin në Tiranë mesfushori i ri i Partizanit. Ish-klubi i nigerianit: Para dhe bashkëpunim me shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2025 | 20:52

VIDEO/ Një muaj pas akordit, mbërrin në Tiranë mesfushori i ri i Partizanit. Ish-klubi i nigerianit: Para dhe bashkëpunim me shqiptarët

Klubi i Partizanit do të ketë në dispozicion një armë më shumë në javët e fundit të këtij sezoni. Të kuqve u është bashkuar mesfushori ofensiv 18-vjeçar nigerian Kazim Ogunleje.

MixCollage-04-Mar-2025-08-52-PM-2011

Klubi kryeqytetas kishte arritur që në fund të janarit akordin me klubin e Rejnxhërs International në Nigeri për futbollistin i cili pritet të jetë në të ardhmen zëvendësuesi i Rrapajt. Por ai ka zbarkuar vetëm në ditët e fundit në Shqipëri, siç ka konfirmuar vetë ish-klubi  tij i cili ka postuar edhe një video lamtumire dhe falënderimi të lojtarit.

“Kazim Ogunleje i bashkohet FK Partizanit. Rejnxhërs International FC mund të konfirmojë transferimin e Kazim Ogunleje te klubi i elitës shqiptar FK Partizani në një marrëveshje përfituese për klubin.

Lëvizja jo vetëm shpërblen Rejnxhërs me të ardhura të rëndësishme, por gjithashtu i hap derën bashkëpunimeve në të ardhmen mes dy klubeve.

Kazim ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës tonë dhe ne e vlerësojmë kontributin e tij. Ne i urojmë më të mirën në këtë kapitull të ri në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit afrikan në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL