VIDEO/ Ngjarje e pazakontë në debutimin e mbrojtësit të Kombëtares në Europë, tifozi i vetëm i ekipit të tij rrëzohet nga tribuna dhe çan kokën
Ivan Balliu ka shënuar sot debutimin e tij në komepticionet europiane duke luajtur me Rajo Vajekanon ndaj Neman të Bjellorusisë, në ndeshjen e vlefshme për play-off të Ligës së Konferencës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka festuar në fund fitoren 1-0 të ekipit të tij në transfertën e luajtur në Hungari ndaj ekipit bjellorus.

Por përtej fitores së Rajo Vajekanos, në ndeshjen e sotme ka tërhequr vëmendjen një episod i pazakontë. Ekipi spanjoll nuk kishte tifozë udhëtues për këtë sfidë, me një të tillë të vetëm që ishte poshtë tribunës së gazetarëve.
How incredible is this @RayoVallecano had one fan supporting them tonight against Belarusian side Neman in Hungary and he was English
🎞️ – @AS_MMartinpic.twitter.com/UaUMGXfgXr
— La Liga & Beyond (@laligaandbeyond) August 21, 2025
Ai ishte një anglez i cili bënte tifo që në startin e ndeshjes për Vajekanon duke mos ndalur koret në mbështetje të skuadrës në stadiumin thuajse të boshatisur. Si për ironi të fatit, rreth minutës së 20, atij iu morën këmbët dhe u rrëzua nga tribuna, duke pësuar një të çarë në kokë dhe duke detyruar stafet mjekësore të skuadrave që t’i jepnin ndihmën e parë duke i ndalur hemorragjinë.
PANORAMASPORT.AL













