VIDEO/ Në Elbasan festojnë të gjithë me një barazim, vendasit dhe Vllaznia marrin pikën që u duhej
Elbasani dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Elbasan Arena”, që dukej më shumë si një fitore për të dy skuadrat.

Në një sfidë të dominuar nga vendasit, kanë qenë shkodranët që gjetën golin të parët me Balajn në fillimin e pjesës së dytë. Më pas, Gjoni ktheu barazinë në shifrat për ekipin vendas, ndërsa në minuta e fundit më shumë u qarkullua topi në fushë në pritje të përfundimit të ndeshjeve të tjera.
Kjo, për faktin e thjeshtë se rezultatet e tjera i mundësuan Elbasanit të ngjitej në vendin e katërt dhe Vllaznisë në të dytin, duke bërë një hap të rëndësishëm të dy ekipet drejt objektivave sezonalë.
ELBASANI 1-1 VLLAZNIA
80′ Gjoni / 47′ Balaj
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
87’ Qato i lë vendin në fushë Bajramit në radhët e Vllaznisë.
84’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.
83’ Ze Gomesh ka mundësinë të gjuajë në portë brenda zonës, sfera fluturon lart mbi traversë.
82’ Gjoni ndëshkohet me karton të verdhë.
80’ GOOOL ELBASANI! Krosim perfekt i Dros për Gjonin i cili me kokë mposht Jukajn. (VIDEO)
78’ Pas 3 minutash pritje, rifillon ndeshja me Çobën i cili lejohet të luajë.
76’ Ndeshja është e ndërprerë, pasi Çoba i sapofutur në lojë nuk është në protokollin e ndeshjes.
74’ Mala dhe Dodaj i lënë vendin në fushë Grudës dhe Çobës.
73’ Gjoni dhe Lajthia hyjnë në fushën e lojës në vend të Tsague dhe Xhoel.
66’ Goditje dënim ballore për Elbasanin, harkimi i Dros kalon mbi traversën e portës. (VIDEO)
62’ Sala dhe Mensah hyjnë në fushë në vend të Deliut dhe Balajt.
59’ Ze Gomesh merr vendin e Qoses në radhët e Elbasanit.
55’ Kundërsulm i shpejtë i Dodajt, sulmuesi kalon mbrojtësit me shpejtësi por jo Totoshin. (VIDEO)
49’ Lukili nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën shkodrane.
47’ GOOOL VLLAZNIA! Mala nga e djathta pason në shtyllën e dytë ku Balaj devijon sferën e cila shkon në rrjetë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Loukili tenton në hyrje të zonës, sfera devijohet në këndore.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
43’ Qato shfaqet në zonën e verdhebluve dhe lëshon një gjuajte tokazi që kontrollohet nga Totoshi. (VIDEO)
41’ Hakaj nga e majta harkon në zonë, mbrojtja e miqve largon në këndore.
37’ Gjuajtje e fortë e Hakajt, Jukaj përgjigjet mirë duke larguar sferën.
33’ Mala ka hapësirë për të gjuajtur, por tentativa e tij nga distanca është shumë e gabuar dhe shkon jashtë.
26′ Ibrahim lëshon predhën drejt portës së Jukajt, topi shkon mbi traun e portës. (VIDEO)
24′ Balaj i nxjerr një top të mirë Dodajt, por ky i fundit arrin të fitojë vetëm një goditje këndi pas duelit me Esin Hakaj. (VIDEO)
20′ Duel mes Lilës dhe Deliut, lojtarët rrëzohen në fushë. Cjapi e ndëshkon me karton të verdhë Deliun. (VIDEO)
18′ Kasaj nuk ja del të qëndrojë në fushë, zëvendësohet nga Esin Hakaj. (VIDEO)
13′ Qose gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon drejt portës së Jukajt. (VIDEO)
10′ Krymi shkakton faull ndaj Xhoel, verdheblutë kërkojnë karton të verdhë, por Cjapi vijon lojën.
9′ Dodaj provon të kalojë Olberkis, por ky i fundit nuk e lejon. (VIDEO)
4′ Tsague ka një mundësi të mirë, por Stojanoviç e mbyll mirë. Verdheblutë shfaqen rrezikshëm. (VIDEO)
1′ Starton dueli!
Mbahet një minutë heshtje për Paulin Ndojën (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi; Lila, Olberkis, Lulaj, K. Kasa, Dros, Qose, Ibrahim, Lukili, Tsage, Xhoel
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Repaj, Gurishta, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Balaj, Dodaj
Trajner: Tomas Brdariç
PANORAMASPORT.AL













