VIDEO/ Ndodh në “Arenën e Demave”! Bastari harron të ndëshkojë mesfushorin me kartonin e dytë të verdhë, e kujton gjyqtarja e katërt. Skuadrat bëjnë pakt për…
Një episod i veçantë ka ndodhur në minutën e 40-të në duelin miqësor mes Partizanit dhe Bylisit.

Gjyqtari Erion Bastari, ndëshkoi me kartonin e verdhë mesfushorin Ismaili, për në faull në limitet e zonës. Për futbollistin e Partizanit ky ishte kartoni i dytë i verdhë në këtë test miqësor, por duket se arbitri kryesor e harron ketë fakt, teksa ndërhyn gjyqtarja e katërt Kejsi Tafili dhe pas komunikimit me arbitrin kryesor, atij i drejtohet kartoni i dytë i verdhë, duke lënë fushën e lojës.
LAPSUSI I ARBITRIT BASTARI: VIDEO
Në këto moment, të dy skuadrat bëjnë pakt, që në vendin e tij, të futet një lojtar tjetër dhe ekipet të vijojnë ndeshjen 11 me 11. Kësisoj trajneri Milinkoviç aktivizoi mesfushorin Mehmeti në vend të Ismailit.
MOMENTI I PAKTIT PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARIT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL













