VIDEO/ Ndeshje e çmendur me gola të njëpasnjëshëm, Flamurtari dhe Bylisi shtyjnë takimin me fitoren e parë
Flamurtari dhe Bylisi kanë shtyrë takimin me fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, pas një barazimi të çmendur mes tyre në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Vlonjatët u dukën se do të gjenin fitoren lehtësisht pasi shkuan shpejt në avantazhin e 2 golave, por Bylisi shkurtoi diferencën dhe pastaj barazoi shifrat pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.
Një gol i Maksutit ktheu përsëri para vlonjatët, por përgjigja e Ualison, i cili plotësoi dygolëshin ashtu si sulmuesi i Flamurtarit, barazoi sfidën dhe bëri që skuadrat të ndanin pikët me shifrat 3-3.
FLAMURTARI-BYLIS 3-3
5′ (p) Burard, 22′, 65′ Maksuti / 24′, 69′ Ualison, 46′ Muktar
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 3-3.
90’+3’ Diavara ndal Ualison i cili ishte nisur drejt portës dhe ndëshkohet me të verdhë.
90’+2’ Abazaj ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një aksion.
90’+1’ Oshafi gjuan nga jashtë zonës, çon sferën në duart e portierit. (VIDEO)
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Zhoao dhe Nunjes i lënë vendin Todorovskit dhe Diavara në radhët e Flamurtarit.
88’ Gjuajtje fluturimthi e H. Markut nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e ekipit të Bylisit.
87’ Kamara provon me një goditje dënimi, topi kalon mbi katërkëndor.
86’ Ofori merr vendin e Përgjonit në radhët e Bylisit.
83’ Veiga e pastaj Trashi ndëshkohen me të verdhë në radhët e skuadrës vlonjate.
82’ Kundërsulm i shpejtë i Bylisit, por futbollistët e skuadrës ballshiote edhe pse në epërsi numerike nuk ia dolën të krijonin rrezik para portës vlonjate.
77’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Maksutin e nisur me shpejtësi drejt zonës. (VIDEO)
73’ Abazaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.
72’ Ramirez hyn në fushë në vend të Burard në radhët e vlonjatëve.
69’ GOOOL BYLISI! Harkim i gjatë nga e djathta, Ualison vjen me shpejtësi në shtyllën e dytë dhe shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
67’ Kamara shpërdoron rastin e artë teksa pak hapa larg portës godet topin në trupin e portierit të Flamurtarit. (VIDEO)
65’ GOOOL FLAMURTARI! Harkimi i Trashit nga goditja e këndit, gjen Maksutin i cili me kokë mposht përsëri portierin e Bylisit. (VIDEO)
65’ Rodriges i lë vendin në fushë H. Markut në radhët e Flamurtarit.
64’ Nunjez nga e djathta lëshon një diagonale që devijohet jashtë.
63’ Goditje këndi për Bylisin, topi kalon mes lojtarëve në zonë, por nuk devijohet nga askush para portierit.
61’ Një harkim në qendër devijohet rrezikshëm mbi traversën e portës së Flamurtarit, duke sjellë një goditje këndi.
60’ Ademola merr vendin e Peralta të dëmtuar te Bylisi.
59’ Edhe Urbaez ndëshkohet me të verdhë për një faull në sulm.
58’ Harkime radhazi nga krahët për ballshiotët, i fundit është Peralta nga e majta i cili çon topin jashtë dhe kërkon ndihmën mjekësore.
56’ Muktar del i dëmtuar nga fusha për t’i bërë vend Kane te Bylisi.
49’ Bylisi shfaqet më agresiv në këtë pjesë loje, duke kërkuar të vendosë në vështirësi prapavijën e vlonjatëve.
46’ GOOOL BYLISI! Një top i gjatë gjen Muktar në të majtën, shpërthimi i tij drejt zonës nuk ndalet nga askush, ashtu si diagonalja e sulmuesit të ballshiotëve që gjen golin e barazimit (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje mes skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Flamurtarit.
45’+1’ Nunjez ndëshkohet me karton të verdhë. Më pas edhe Peralta për protesta.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
43’ Lojë e paqartë nga të dy ekipet, që mundohen të nisin aksione nga krahët por gabojnë me daljet e tyre përpara.
38’ Urbaez harkon nga fundorja në të djathtën, Vashu mbërthen sferën para sulmuesve të Flamurtarit.
32’ Oshafi tenton të gjejë Burard, por nuk ia del të kalibrojë si duhet pasimin e tij drejt sulmuesit në një pozicion të favorshëm.
28’ Një pasim nga e majta e sulmit të Bylisit vë në vështirësi prapavijën vlonjate, Veiga çon sferën në goditje këndi.
24’ GOOOL BYLISI! Aksion nga e djathta me Peralta i cili gjen Malomon. Sulmuesi kthehet dhe gjen Ualison në zonë, ku sulmuesi shmang mbrojtësin dhe mposht portierin me një gjuajtje nga distancë e afërt. (VIDEO)
22’ GOOOL FLAMURTARI! Një top i gjatë i Trashit nga e majta, gjen në zonë Maksutin i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme për Vasho. (VIDEO)
20’ Përgjoni nga e djathta hyn në zonë, gjuajtja e tij me të majtën shkon shumë larg portës.
16’ Ballshiotët provojnë të reagojnë me një harkim në zonë pas një goditje dënimi, mbrojtja vlonjate largon.
13’ Rodriges tenton portën me një goditje dënimi, Vashu shpëton katërkëndorin me një devijim në momentin e fundit. (VIDEO)
12’ Malomo ndëshkohet me karton të verdhë.
8’ Presing i lartë i Flamurtarit që provon të mbyllë sa më shpejt ndeshjen me një gol të dytë.
5′ GOOOL FLAMURTARI! Shënon Burard me penallti. (VIDEO)
3’ Oshafi hyn në zonë, Bruno përplaset me të duke rrëzuar sulmuesin dhe Jorgji nuk ka dyshime duke bërë shenjë për penallti. (VIDEO)
1’ Nis dueli në stadiumin e Ballshit
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI-BYLIS
Flamurtari: Aleksovski; Urabez, Skuadrone, Hoze Rodrigez, Burard, Ememe, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunjez, Maksuti
Trajneri: Karlos Garsia
Bylis: Vashou; Bruno, Peralta, Përndreca, Kamara, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Abazaj, Ualison
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













