VIDEO/ Ndërpritet finalja! Sulmuesi i Egnatias vendos duart në kokë pas ndërhyrjes ndaj Teqjas, dëmtim horror në “Air Albania”
Sumaila Bakajoko i Egnatias ka kryer një ndërhyrje të rëndë ku mbeti i dëmtuar portieri Aldo Teqja te Dinamo, pikërisht në minutën e gjashtë të finales së Kupës. Teqja duhet të transportohej me urgjencë drejt spitalit.

Gjyqtari Enea Jorgji tregoi fillimisht kartonin e verdhë. Më pas u thirr nga VAR dhe ndryshoi vendimin, duke nxjerrë Bakajokon me karton të kuq.
Goditja e rëndë është për të dyja skuadrat. Dinamo duhet të bëjë pa Teqjan si portierin titullar që në minutën e gjashtë, ndërsa vendin e tij e mori Tomas Kiri. Po ashtu Egnatia duhet të luajë me 10 lojtarë.
Finalja u ndërpre përkohësisht, pasi po pritej rikthimi i ambulancës. Teqja ndërkohë duhet të përballet me dëmtimin e rëndë.
Dëmtimi i Aldo Teqjas: (VIDEO)
LEXO EDHE:
PAMJE TË RËNDA/ Dëmtimi i frikshëm i Aldo Teqjas, shfaqen fotot me portierin e Dinamos
VIDEO EKSKLUZIVE/ E dërgoi portierin e Dinamos në spital, shikoni çfarë bën sulmuesi i Egnatias pas kartonit të kuq
PANORAMASPORT.AL













