VIDEO/ Natë magjike e Ligës së Kampioneve në Rrogozhinë, debutuesi Gruda i jep fitoren në shtesë Egnatias ndaj islandezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 0:13

VIDEO/ Natë magjike e Ligës së Kampioneve në Rrogozhinë, debutuesi Gruda i jep fitoren në shtesë Egnatias ndaj islandezëve

Egnatia e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në Ligën e Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Breidablik në stadiumin e saj në Rrogozhinë.

bandicam 2025-07-08 22-52-15-596

Skuadra e Edlir Tetovës, ashtu siç pritej, ka dominuar në lojë dhe në raste përballë islandezëve, të cilët kërkonin të administronin rezultatin më shumë në pritje të ndeshjes së dytë. Rastet radhazi të shpërdoruara si dhe një traversë e goditur nga rrogozhinasit bënë të mendohej se fati i kësaj ndeshje ishte vendosur për një barazim.

Por pikërisht në shtesën e saj, debutuesi Gruda, me një kundërsulm perfekt shënoi golin e fitores 1-0 që i jep një avantazh ekipit rrogozhinas për kualifikimin pas një ndeshje që u kthye në një festë të mirëfilltë për tifozerinë vendase.

EGNATIA-BREIDABLIK 1-0
90’+3′ Gruda

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+4’ Karton i verdhë për Grudën pasi festoi duke hequr fanellën.

90’+3’ GOOOL EGNATIA! Një top i gjatë nga prapavija shkon te Gruda i cili kalon një mbrojtës dhe më pas shënon në portën e miqve.  (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Leo Melo i afrohet golit me një gjuajtje të fortë diagonale nga e djathta, por sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

88’ Ujka i lë vendin Leo Melos në radhët e Egnatias.

85’ Ludvigson i lë vendin në fushë Hallson në radhët e Breidablik.

83’ Fernando provon me një kthesë të shpejtë nga e djathta, sfera shkon në duart e portierit. (VIDEO)

82’ Edhe Margeirson i skuadrës islandeze ndëshkohet me karton të verdhë.

77’ Lushkja i lë vendin në fushë Grudës në radhët e Egnatias.

74’ Traversa shpëton Breidablik! Poçi nga jashtë zonës gjuan me të djathtën dhe sheh topin të ndalet në traversën e portës mike. Aksioni vazhdon dhe më pas mbrojtësi përsëri gjuan nga larg, ketë herë duke gjetur grushtimin e portierit. (VIDEO)

71’ Harkim nga e djathta për Bakajoko i cili gjuan me kokë por gabon plotësisht shënjestër.

66’ Egnatia duket më e rrezikshme me Bakajoko në fushë, pasi sulmuesi gjen vazhdimisht hapësira mes mbrojtësve islandezë.

63’ Bjarnason dhe Steindarson i lënë vendin në fushe Thorsteinson dhe Omarson në radhët e miqve.

62’ Përsëri Bakajoko merr topin në zonë, shmang një mbrojtës dhe gjuan, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

61’ Thomsen gjuan nga jashtë zonës por çon topin direkt në duart e Dajsinanit.

60’ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave për një faull në mesfushë.

58’ Një tjetër rast i shpërdoruar për Egnatian me pasimin nga e djathta e sulmit që shkon drejt Bakajoko, por ky i fundit nuk devijon siç duhet pak hapa larg portës. (VIDEO)

49’ Aksion i shpejtë i Egnatias nga e majta me harkimin në qendër që nuk finalizohet nga Bakajoko. Por Selmani sinjalizohet në pozicion jashtë loje duke bërë të pavlefshme gjithçka.

47’ Moment i rrezikshëm para Dajsinanit. Einarson gjuan por sheh tentativën e tij të bllokohet, ndërsa më pas mbrojtja spastron rrezikun. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Egnatia ku Bakajoko merr vendin e Guindo.

45’+3’  Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’+1’ Gabim që mund të ishte i kushtueshëm në prapavijën e Egnatias me një top të kthyer te Dajsinani që nuk largohet mirë nga portieri, i cili rrezikon autogolin. (VIDEO)

45’+1’ Tjetër gjuajtje në ecje e sipër e Lushkjes, topi shkon në duart e portierit mik. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Kundërsulm i rrezikshëm i islandezëve, Puçi bën gjithçka mirë duke mbyllur hapësirat për gjuajtjen në portë. (VIDEO)

40’ Ujka harkon nga e djathta për Lushkjen i cili gjuan me kokë por çon sferën pak mbi traversën e portës mike. (VIDEO)

38’ Loja nuk ka ritëm shumë të lartë pasi ndërpritet vazhdimisht nga faullet nga të dy skuadrat, që nuk tërhiqen në çdo dyluftim.

35’ Guindo pason në të djathtën për Ujkën, por ky i fundit nuk ia del të gjejë një shok skuadre në qendër me harkimin e tij.

33’ Miqtë shtojnë trysninë në sulm, por Egnatia është e vëmendshme duke bllokuar sulmuesit e islandezëve edhe me pozicione jashtë loje.

26’ Moment i rrezikshëm para portës së Dajsinanit pas një krosimi nga e djathta, Sota largon sferën në këndore. (VIDEO)

18’ Rasti i artë për Egnatian! Fangaj pason në qendër ku Lushkja sheh t’i bllokohet gjuajtja e më pas Selmani nuk arrin të mposhtë portierin e miqve. (VIDEO)

15’ Afrimi i ditëve të fundit, Poçi, hyn në fushë në vend të anësorit të majtë të mbrojtjes rrogozhinase.

13’ Ndreca nuk mund të vazhdojë më dhe lë fushën e lojës.

12’ Miqtë tentojnë të rrezikojnë me një goditje nga këndi, sfera largohet nga mbrojtja e vëmendshme e rrogozhinasve.

7’ Probleme për Ndrecën i cili ulet në fushë duke bërë shenjë për dëmtim, anësori i majtë kërkon zëvendësim por pastaj provon të qëndrojë në fushë.

3’ Lushkja gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e miqve.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Egnatias.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Sota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando., Lushkja, Ujka, Selmani, Guindo.
Trajner: Edlir Tetova

BREIDABLIK: Einarson, Valgeirson, Margeirson, Orrason, Jonson, Gunlaugson, Ludvikson, Steindorson, V. Einarson, Thomsen, Bjarnason.
Trajner: Halldor Arnason

sdfdsffdfdsfsdfsd

PANORAMASPORT.AL