VIDEO/ Napoli i dorëzuar plotësisht, Lacio i jep leksion në shtëpi në ndeshjen e kthimit të Hysajt
Napoli ka hequr plotësisht dorë nga ndjekja e Interit në këto javë të fundit të kampionatit dhe tani rrezikon seriozisht që të humbasë përsëri vendin e dytë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte, pas ndalesës së javës së kaluar ndaj Parmës, ka pësuar edhe një tjetër humbje tronditëse në shtëpi, përballë Lacios.

Kjo e fundit gjeti avantazhin në pjesën e parë me Kançelierin që në start dhe pastaj ishte shumë agresive duke bllokuar manovrën e vendasve. Zakanji humbi mundësinë në pjesën e parë që të dyfishonte shifrat duke shpërdoruar penallti. Por goli i dytë do të vinte me Bashiç në minutën e 57, duke bërë që në stadium të mos kurseheshin as vërshëllimat për ekipin kampion në fuqi.
Napolitanët provuan të rrezikonin, por nuk ia dolën të gjuanin asnjë herë në kuadrat përballë mbrojtjes së ngjeshur të miqve, në radhët e të cilëve u aktivizua pas shumë kohësh në minutat e fundit edhe Elseid Hysaj.
Kësisoj, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 për Lacion dhe frenoi Napolin në kampionat, ku tashmë edhe vendi i dytë është seriozisht në rrezik.
Goli i Kançeliari (VIDEO)
Goli i Bashiç (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













