Postuar: Mars 16, 2026 | 21:00
VIDEO/ Moviola e Flamurtari-Elbasani, VAR-i shpëton Juxhin Xhajën
Në ndeshjen Flamurtari-Elbasani, gjykuan Juxhin Xhaja në fushë dhe në VAR ishte Olsion Yzeiraj. Një ishte rasti për moviolë ku teknologjia shpëtoi gjyqtarin e FIFA-s.

Minutat 49-53: Goditje dënimi e Flamurtarit, Marku gjuan por ka devijim nga muri e topi shkon në duart e Janaçek. Futbollisti i Flamurtarit pretendon për prekje topi me dorë nga Ze Gomesh, por gjyqtari vazhdon lojën.
Në ndalesën e parë, ai shkon të shohë pamjet me VAR dhe pas 3 minutash pritje e rishqyrtim, akordon penallti. Vendim i drejtë i VAR-it, Xhaja gabon në fushë. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













