Postuar: Maj 7, 2025 | 18:56
VIDEO/ Momente paniku! Rrufeja godet në fushën e lojës, të rinjtë e Fiorentinës bien në tokë
Momente paniku pushtuan të rinjtë e Fiorentinës, ndërsa po stërviteshin. Ekipi U-18 po zhvillonte seancën e zakonshme, kur rrufeja goditi në fushën e lojës.

Pamjet e regjistruan momentin që mund të rezultonte fatal, teksa disa lojtarë u shtrinë në fushë. Asnjë nuk pësoi dëmtim serioz nga ai episod i frikshëm.
“Vjollcët” e vegjël ishin me fat, pasi tragjedia u shmang. Ekipi po stërvitej ndëkohë për ndeshjen e 11 majit, që do të luhet në transfertën e Atalantës.
Pamje nga goditja e rrufesë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













