Postuar: Prill 19, 2026 | 17:03
VIDEO/ Milanit i mjafton Rabio, kuqezinjtë i japin fund krizës me fitoren që i kthen në vendin e dytë
Një gol i Adrien Rabio i ka mjaftuar Milanit për t’u dhënë fund polemikave të javëve të fundit dhe krizës së mungesës së rezultateve.

Kuqezinjtë kanë fituar falë golit të francezit në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Veronës me shifrat 1-0 në transfertë dhe kanë marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për praninë në Ligën e Kampioneve.
Milani ka arritur kësisoj Napolin në vendin e dytë në renditje, duke qenë për momentin më mirë falë golavarazhit ndaj skuadrës së Kontes, por mbi të gjitha duke u shkëputur më shumë nga grupi i skuadrave që i ndjekin.
VERONA – MILAN 0-1
41′ Rabio
Goli i Rabio (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
VERONA – MILAN

PANORAMASPORT.AL













