VIDEO/ Maget “magjik”! Shënon golin e parë në Spanjë, edhe Partizani… feston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2025 | 21:29

VIDEO/ Maget “magjik”! Shënon golin e parë në Spanjë, edhe Partizani… feston

Maget Gueje ka gjetur golin e parë në Spanjë. Ish-mesfushori i Partizani ka shënuar për Rejsing Santander në transfertën e Mirandes.

bandicam 2025-06-12 21-24-31-291

Maget barazoi shifrat në 1 me 1. Kjo është ndeshja e dytë gjysmëfinale, me të dyja skuadrat që synojnë ngjitjen në La Liga.

Gol “magjik” nga Maget, që nuhati si duhet aksionin dhe befasoi vendësit. Kujtojmë se në takimin e parë, senegalezi kishte asistuar në barazimin 3 me 3.

Partizani ka arsye për ta festuar këtë gol, pasi Rejsing Santander ka shpresa për t’u ngjitur në elitën e Spanjës. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë Partizani fiton 300 mijë euro nga bonuset e kontratës së Maget. Në të kundërt, të kuqtë duhet të mjaftohen me 100 mijë euro.

Goli i Maget: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL