VIDEO/ Laçi mposht Dinamon dhe mban shpresat gjallë, java e ardhshme vulos fatin e kurbinasve (VIDEO)
Laçi ka mposhtur Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 77-të nga Uilliam Kordeiro Melo i cili shtangu portierin Teqja.
Me këtë fitore kurbinasit mbajnë gjallë shpresat për të shpëtuar nga rënia ndërsa gjithccka do të vendoset javën e ardhshme. Pas kësaj humbje, Dinamo zbret në vendin e tretë.
LAÇI-DINAMO 1-0
77′ Kordeiro
FORMACIONET ZYRTARE
77′ Goli i Kordeiros: (VIDEO)
52’-54’ Harkim në zonë nga e djathta e Myrtas, Lleshi me kokë devijon dhe tund rrjetën e dinamovitëve. Pas dy minutash pritje, goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
LAÇI: Dobjani; Mjaki, Lleshi, Opeh, Prodani, Bullari (80′ Traore), Manellari, Shabani, Kordeiro, Myrta (80′ Bibo), Tresa
Trajner: Françesko Moriero
DINAMO: Teqja; Rufati, Hoxha, Aliji, Meksi, Qefalija (80′ Lorran), Karamba (46′ Gudiabi), Nani (70′ Maliqi), Vila, Itodo (80′ Bregu), Zabërgja (84′ Qardaku)
Trajner: Ilir Daja
KV: Shabani / Gudiabi, Qefalija, Hoxha
KK; 67′ Gudiabi
PANORAMASPORT.AL













