VIDEO/ Kërnaja nuk u ndahet “leksioneve”, nxori letrën dhe u dha shpjegime lojtarëve të sulmit menjëherë pas golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 20:39

VIDEO/ Kërnaja nuk u ndahet “leksioneve”, nxori letrën dhe u dha shpjegime lojtarëve të sulmit menjëherë pas golit

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, shpeshherë shihet me letra në dorë teksa përgatit dhe jep udhëzime për lojtarët e skuadrës së tij, apo pasi ka bërë zëvendësime, duke u ndërruar pozicionet në fushë futbollistëve.

sdfdsfdfsfdsfsfsdsdfsdfsdf

Kjo nuk ka munguar as në derbin e kryeqytetit, teksa ai ka dhënë udhëzime me letër në dorë menjëherë pasi skuadra e tij shënoi golin e parë ndaj Tiranës.

Pasi Sidibe festoi golin e avantazhit, Kërnaja e thirri si atë, ashtu edhe Isgandarli në vijën anësore dhe me letër në dorë u shpjegoi të dyve pozicionet që do të mbanin në vijim në fushë.

SHIH VIDEON

Të dy lojtarët ishin pak minuta më vonë protagonistët e golit të dytë, me Sidibe i cili pasoi dhe Isgandarli i cili çoi sferën në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL