Postuar: Korrik 11, 2025 | 22:32
VIDEO/ Kërcet grushti mes lojtarëve të Dinamos dhe Pogradecit, Ilir Daja dhe stafet futen menjëherë në fushë
Pogradeci dhe Dinamo po luajnë vetëm një miqësore, por jo pa tension. Në minutën e 40-të pati një përplasje të ashpër mes Klevi Qefalijës nga Dinamo dhe Sulejman Danladit të Pogradecit.

U nevojit ndihma e të dy stafeve, ndërsa loja rifilloi tre minuta më vonë. Ilir Daja po ashtu qetësoi skuadrën e tij, që është para ndeshjeve të Europës.
Në minutat e mbetura të pjesës së parë pati sërish tension. Ndërhyrje të ashpëra që vijuan mes lojtarëve të dy skuadrave.
Rezultati i 45 minutave ishte 1-1. Zabërgja te Dinamo dhe Rodrigez te Pogradeci shënuan.
Përplasja mes lojtarëve: (VIDEO)
ILDI MEROLLI-PANORAMASPORT.AL













