VIDEO/ Kampionët e Egnatias rikthehen në vendin e parë, Tirana provon sërish shijen e humbjes në “Selman Stërmasi”
Kampionët e Egnatias rikthehen në vendin e parë. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova mposhti Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”, falë golit të realizuar nga Bakajoko me penallti në pjesën e parë.

Tirana pati raste të pastra shënimi me Verën dhe Fernandes ndër të tjerë, por nuk ia doli të shënojë. Portieri Dajsinani tek Egnatia pati një paraqitje të shkëlqyer në portë.
Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu janë kthyer te humbjet. Tirana mban vendin e fundit me 7 pikë pas 13 javësh të luajtura. Në anën tjetër Egnatia kryeson me po aq pikë sa Elbasani.
Rrogozhinasit konsiderohen në vendin e parë, për shkak se ka golavarazh më të mirë. Vetëm në fund të kampionatit, llogariten ndeshjet direkte ku Elbasani aktualisht gëzon fitore përballë Egnatias. Të dyja ekipet numërojnë 1 pikë më tepër se Vllaznia në renditje.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TIRANA 0-1 EGNATIA
27′(p) Bakajoko
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Mbyllet ndeshja, Egnatia fiton 0 me 1 ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.
90+3′ Tabeku ndëshkohet me karton te Tirana.
90+2′ Pretendime për penallti te Tirana, por gjithçka duket e rregullt. (VIDEO)
90+2′ Poçi merr vendin e Fernandos tek Egnatias.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
87′ Rafa i ndëshkuar me karton më parë rrezikon sërish te Tirana. Gjyqtari vijon lojën, ndërsa Gruda ka nevojë për ndihmë mjekësore. (VIDEO)
85′ Tirana tregohet e rrezikshme. Mihana e dërgon topin jashtë topin që mori në zonë. (VIDEO)
84′ Gruda ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Mihanës. (VIDEO)
82′ Tirana mundohet të krijojë diçka në sulm. Në fund shkakton faull.
81′ Mihana merr vendin Verës te Tirana. Mehmeti aktivizohet në vendin e Zhunior.
73′ Fernandes dhe Meta largohen nga fusha te Tirana. Aktivizohen Falaje dhe Vogli.
71′ Rafa rrezikon me ndërhyrjen e tij ndaj Fangajt, megjithatë gjyqtari e konsideron të rregullt. (VIDEO)
69′ Tek Egnatia aktivizohen Gruda, Buriç dhe Jahaja. Largohen Albanese, Bakajoko dhe Selmani.
69′ Karton verdhë për Rafën te Tirana. (VIDEO)
67′ Ndreca tenton supergolin. Tafas tregohet i vëmendshëm duke larguar në këndore. (VIDEO)
66′ Topi i lehtë i goditur me kokë nga Xhemajli. Portieri Tafas kontrollon pa problem.
61′ Vera zgjatet dhe e kap topin e krosuar në zonën e Egnatias. Askush tjetër nuk ndodhet aty për të përfituar.
58′ Ruçi i lë vendin Fernandos tek Egnatia.
54′ Rafa te Tirana nuk e shënjestron si duhet portën. Topi përfundon jashtë.
49′ Dajsinani shpëton Egnatian sërish. Ishte Zhunior që provoi, por topi nuk përshëndeti rrjetën. (VIDEO)
48′ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën në këtë ndeshje. Tabeku nuk ia del të gjuajë zonë. Ndreca ndihmoi Sotën në momentin e fundit. (VIDEO)
48′ Goditje për t’u harruar nga Fernando i Egnatias, që tentoi nga jashtë zone.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-1 Egnatia.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Goditje për t’u harruar nga Rafael te Tirana. Mesfushori bardheblu provoi nga jashtë zone.
40′ Sota humbet një mundësi të mirë. Goditja e tij me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)
39′ Egnatia tregohet e rrezikshme me Albanesen. Është Valerianos që largon topin në këndore. (VIDEO)
37′ Mundësi e artë sërish për Tiranën, por Dajsinani kthehet në makth. Vendësit i afrohen golit të barazimit. (VIDEO)
31′ Dajsinani shpëton Egnatian. Fernandez i vetëm përballë portierit të Egnatias, nuk e dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
24′-27′ GOOOL! Tirana 0-1 Egnatia/ Meta shkakton faull ndaj Albaneses. Fillimisht kryesori e akordon jashtë zone dhe karton të verdhë, por VAR e korrigjon duke e konsideruar ndërhyrje brenda zonës. Bakajoko e merr përsipër dhe e kthen në gol. Ka tension në tribunën përballë dhe për këtë ndërhyn policia. (VIDEO) + (VIDEO)
22′ Tafas kontrollon pa problem topin e goditur nga Sota me kokë. Egnatia provoi me një skemë nga goditja e dënimit.
13’ Porta bosh, por Vera godet shtyllën. Tabeku që goditi i dha topin e duhur, por mbrojtësi i Tiranës bën të pamundurën. (VIDEO)
10′ Ruçi tek Egnatia gjen golin pas pasimit të Bakajokos në zonë. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje, edhe VAR po ashtu. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Fernandez, Rafael, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Ismajli, Meta, Tabekou
Trajner: Ardian Nuhiu
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Albaneze, Ndreca, K.Selmani, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













